Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Vatikani brenda Shqipërisë/ Justin Topulli: Rama po i përdor bektashinjtë për politikë

09:20, 23/09/2024
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, Prestigjozja amerikane Neë York Times, ka publikuar lajmin, se kryeministri Edi Rama, po planifikon të krijojë një shtet të stilit të Vatikanit në Shqipëri, një plan, të cilin e ka mbajtur  të  fshehtë.

Ky mikroshtet që parashikohet të ketë pasaporta dhe kufijtë e vet, do quhet  ‘Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi’ dhe sipas kryeministrit do shërbejë për të promovuar tolerancën fetare të Shqipërisë. 

Hoxha Justin Topulli, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se mënyra se si po përdoren bektashinjtë nga politika është shumë e gabuar dhe ajo që synon Rama të promovojë tolerancë përmes krijimit të një shteti bektashi, nuk mund ta bëjë në këtë lloji mënyre.

"Bektashinjtë kanë pasur të gjithmonë lirinë e tyre, janë komunitet që më herët dhe kanë pasur territorin e tyre dhe janë të lirë të bëjnë çdo gjë që u përket besimit islam dhe vjen momenti që ata kërkojnë të krijohet shteti i tyre, është absolutisht shumë e gabuar”- u shpreh Topulli.

Deklarata:

"Sigurisht që kjo kërkesë është e paprecedentë dhe mund të them që kryeministri Rama si drejtues i një shteti laik, po edhe për shkak të një statusi moral që nuk i përket bektashinjve, nuk është as mysliman, por është deklaruar si katolik dhe nuk mund të kërkojë diçka të tillë as nga ana etike as morale.

Së dyti me vjen keq se si keqpërdoren bektashinjtë nga politika dhe ajo që synon Rama të promovojë tolerancë apo përmes krijimit të një shteti bektashi krijon të promovojë kundërluftën nuk mund ta bëjë në këtë lloji mënyre.

Bektashinjtë kanë pasur të gjithmonë lirinë e tyre, janë komunitet që më herët dhe kanë pasur territorin e tyre që më herët dhe janë të lirë të bëjnë çdo gjë që u përket besimit të tyre islam pavarësisht atyre diferencave që mund të kenë janë në një shtet laik dhe janë të lirë.

Përveç kësaj ka dhe diçka tjetër nga ana historike dhe kombëtare, bektashinjtë janë përfshirë në shtet-formimin shqiptar dhe kanë luftuar dhe kanë qenë patriot.

Kështu që ata kanë qenë mjaft të kompletuar dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme me ekzistencën e tyre dhe nëse në një moment të caktuar ata kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre, kjo absolutisht nuk shkon".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco