VIDEO/ Berisha: Rekordet e këqija, rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria

20:35, 22/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha e cilëson gjenocid, largimin e 40% të shqiptarëve në 11 vite qeverisje të Edi Ramës.

Përpara mbështetësve të tij në Rrugën e Shpresës në ditën e 265 të qëndresës qytetare, Berisha tha se Rama përmes vjedhjeve të tij, zhyti shqiptarët në varfëri të thellë nga viti në vit.

Sipas liderit të opozitës, rekordet e këqija dhe rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria, ndërsa Rama paraqitet në OKB duke thurur komplote kundër Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Berisha ftoi qytetarët të ngrihen në beteja të pandalshme, deri në krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Njeriu që kreu gjenocid dhe largoi rreth 40% të shqiptarëve në 11 vite.

Njeriu që me vjedhjet e tij, i zhyti shqiptarët çdo vit e më thellë në varfëri.

Njeriu që me vjedhjet e tij, i bëri shqiptarët nga qytetarët më të mirë paguar në rajon, në qytetarët me rrogat më të ulëta në rajon.

Njeriu që dënoi qindra e mijëra të rinj të zonave rurale me mesatare, vetëm e vetëm të largohen jashtë shtetit.

Njeriu që rrënoi arsimin me shpejtësi të rrufeshme, duke siguruar rënien më të madhe në botë me 68 pikë, sa asnjë vend tjetër i planetit në 8 vite, të nxënësve tanë në matematikë.

Rekordet e këqija, rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria, kurse derdimeni, balozi i krimit, kreu i meduzës, thur komplote të tjera në OKB kundër Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Ndaj dhe ftoj qytetarët të ngrihemi në betejë të pandalshme, betejë pakthim gjer në krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira.

Është radha jonë, është fitorja jonë.

Të gjithë së bashku drejt fitores.

Është radha jonë.

Ndryshim, ndryshim dhe vetëm ndryshim.

O sot, o kurrë.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco