SYRI TV/ PD themelon degën e re në Parma të Italisë, Berisha: Janë larguar më shumë se 1 mln shqiptarë

SYRI TV/ PD themelon degën e re në Parma të Italisë, Berisha: Janë larguar më shumë se 1 mln shqiptarë

19:10, 22/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur themelin e degës së re të PD-së në Parma të Italisë, ku bëri me dije edhe rëndësinë e veçantë të saj. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi mazhorancës socialiste se  me politikat që ka ndjekur i ka detyruar shqiptarët që të braktisin vendin, si dhe u shpreh se vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 është e rëndësishme, pasi Edi Rama ka instaluar narkoshtetin në Shqipëri. Berisha deklaroi se beteja e opozitës është krijimi i qeverisë teknike  me qëllim që qytetarët të votojnë të lirë

SYRI TV

Partia Demokratike ka nisur organizimin në diasporë, ku ka themeluar degën e re në Parma të Italisë, të cilën Lideri i Opozitës Sali Berisha e cilësoi një hap të rëndësishëm. Në mbledhjen e sotme Berisha foli nëpërmjet një video konference ku akuzoi mazhorancës socialiste se  me poltikat që ka ndjekur i ka detyruar shqiptarët që të braktisin vendin, si dhe u shpreh se vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ka një rëndësi të veccantë, pasi Edi Rama në Shqipëri ka instaluar narko shtetin.

Berisha teksa bëri me dije mungesën e një procesi të rregullt elektoral në vend, deklaroi se beteja e opozitës është krijimi i qeverisë teknike  me qëllim që qytetarët të votojnë të lirë. Kreu demokrat denoncoi edhe tentativat për të lënë vendin pa opozitë. Berisha u shpreh se degët e Partisë Demokratike në Itali do të jenë në mbështetje të partisë simotër, Forca Italia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco