VIDEO/ Topollaj: Rreziku është i madh, lufta mund të përhapet në të gjithë lindjen e afërme dhe të mesme

17:06, 22/09/2024
A+ Aa A-

Diplomati Spartak Topollaj ka qene i ftuar këtë mesditë në një bisedë në SYRI TV ku ka komentuar zhvillimet më të fundit nga bota dhe duke u ndalur veçanërisht tek zhvillimet pas luftës së nisur në mes të Hamasit në Palestinë dhe Izraelit. 

Topollaj u shpreh se rreziku është iminent, një rrezik që asnjë nuk mund ta përjashtojë që mund  të përhapet në të gjithë lindjen e afërme dhe të mesme.

'Saktësisht po bëhet vit që nga masakra e shtatorit 2023, kur p pritur edhe në mënyrë të habitshme edhe për qarqet më të larta të inteligjencës botërore përfshirë dhe CIA amerikan dhe MOSAD-in e Israelit që ndoodhi pra masakra e madhe ku u vranë barbarisht 1200 të rinj dhe të reja dhe u rrëmbyen 253 të tjerë si pengje.

Tani ka kaluar viti, numri i të vrarëve si hakmarrje Israelite që natyrisht është dispropocionale, po i afrohet 500 mijëshit se 40 mijë i kaloi.

Por bashkë me të vrarët e shumtë të cilët çdo njeri i cili ka zemër dhe ka mendje duhet të ndihet keq, nga të dy krahët flas të vrarët sepse janë jetë njerëzish dhe jeta është e barabartë për këdo, ka ndodhur ajo që ndoshta edhe më të saktët në prognozë nuk do ta gjenin dot, që është shrirë në përmasa të tilla lufta mes Israelit dhe Hamasit dhe tani edhe mes Israelit dhe Hezbollahut libanez.

Kështu që rreziku është iminent, një rrezik që asnjë nuk mund ta përjashtojë që mund  të përhapet në të gjithë lindjen e afërme dhe të mesme.

Kjo për faktin se shumica dërrmuese e popujve të rajonit aty janë popuj arabë dhe natyralisht solidariteti me palestinezët apo me Shiitët e Hezbollahut në Liban ekziston, sa mend në kokë do të kenë liderët e këtyre vendeve, mbretër, presidenta, kryeministra a çfarë janë, këtë do ta shikojmë.

Rreziku është i madh, përshkallëzimi i luftës, sidomos 2 konfilktet kryesore që janë për momentin në rajon, ai mes Israelit dhe hamasit dhe Israelit dhe Hezbollaut që u ashpërsua këto ditët e fundit patjetër që përbën një rrezik të madh.

Për sa i përket edhe Hamasit edhe Hazbollahut me i mundshmi që ka vazhduar edhe ti furnizojë me armë e me municione është Irani, dihet.

Është jashtë çdo parashikimi situate e shpërthimit të celularëve, edhe nga specialistët e fundit është e çuditshme sesi u realizua jo vetëm akti i fundit që çoi në shpërthimet masive por edhe vetë kush i prodhoi, ku u shitën, si i bleu Hezbollahu apo si i blenë të tjerët.

Pastaj mënyra sesi , unë u interesova dhe me një specialist dhe ai më tha që një nga mënyrat sepse ka shumë mënyra dhe tan janë sofistikuar mënyrat, është që në të njëjtin sekondë dikujt i bëhen 1000 telefonata, një numri, ndërkohë ë bateria e cila është me litium shpërthen, sepse litiumi dihet që është një material i tillë që shpërthen dhe vret dhe plagos atë që e posedon. Kjo është një nga mënyrat por nuk dua të bëj kopetentin sepse kjo është një fushë e specialistëve.'- u shpreh Topollaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco