Xhaferri: Rilindja e Kullave dhe varrosja e Universiteteve

Xhaferri: Rilindja e Kullave dhe varrosja e Universiteteve

15:20, 22/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur se Universiteti i Shkodrës i hapur në vitin 1957, një prej institucioneve elitare të arsimit të lartë në vend, nën qeverisjen e Rilindjes së Kullave, rrezikon mbylljen brenda pak vitesh.

Xhaferri ka theksuar se studentët e Universitetit të Shkodrës do jenë në ballë të protestave rinore kundër kësaj qeverie, që ka objektiv të vetëm nxitjen e eksodit masiv të të rinjve tanë.

Postimi

Rilindja e Kullave dhe varrosja e Universiteteve/ Nga 2352 studentë të regjistruar në 2013 në Universitetin e Shkodrës në 2024 u regjistruan vetëm 628 studentë!

Universiteti i Shkodrës i hapur në vitin 1957, një prej institucioneve elitare të arsimit të lartë në vend, nën qeverisjen e Rilindjes së Kullave, rrezikon mbylljen brenda pak vitesh.

Ky Universitet, i vetmi në veri të vendit dhe mjaft i frekuentuar nga studentët shqiptar të Malit të zi dhe trojeve të tjera shqiptare jashtë kufijve, prej vitesh po përballet me reduktimin drastik të studentëve, kryesisht për shkak të eksodit masiv që ka prekur veriun e vendit, si dhe korrupsionin e nepotizimin, që në një dekadë e ka gërryer këtë Universitet.

Në 2013 në Universitetin e Shkodrës, u regjistruan 2352 studentë, teksa këtë vit rezulton se janë regjistruar vetëm 628 studentë, shifra këto dramatike, dëshmi e eksodit biblik të rinisë shqiptare.

Nga të dhënat rezulton se degët shoqërore janë drejt mbylljes totale, ku në degën e Gjuhë -Letërsisë, ku japin mësim disa prej gjuhëtarëve më të njohur në trojet shqiptare janë regjistruar vetëm 3 studentë, teksa tek gazetaria vetëm një student dhe tek Histori Gjeografia vetëm një student.

Këto shifra nuk kanë nevojë as për koment as për aludime, teksa vetëm nën qeverisjen e Rilindjes ndodh që aty ku ngrihen kulla të mbyllen Universitete.

Studentët e Universitetit të Shkodrës do jenë në ballë të protestave rinore kundër kësaj qeverie, që ka objektiv të vetëm nxitjen e eksodit masiv të të rinjve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco