Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Gjykata Kushtetuese i bindet Ramës, nuk ka kompensim për Profesionet e Lira

Gjykata Kushtetuese i bindet Ramës, nuk ka kompensim për Profesionet e Lira

14:19, 22/09/2024
A+ Aa A-

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, gjykata kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Në të njëjtën ditë 16 shtator, 2024 kur Kushtetuesja nxori vendimin në fjalë, deputetja e partisë demokratike Jorida Tabaku depozitoi në kuvend një projekt ligj për të kompensuar profesionistë e lirë që kana parapaguar tatim fitimin 15%, si dhe fshirjen nga sistemi të detyrimeve tatimore së bashku me kamatevonesat që janë krijuar nga zbatimi për disa muaj i ligjit të shfuqizuar.

Mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga mazhoranca ky propozimin, por vendimi i dytë i kushtetues për hyrjen në fuqi të vendimit të shfuqizimit të taksimit pas botimit në fletoren zyrtare është një gur i fortë në dorën e qeverisë për të mos bërë kompensimin e atyre profesionistëve të lirë që e parapaguan këstin e parë të tatimit mbi të ardhurat personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco