Në PS-në Gjicit, Roshit dhe Bandës 5D është herezi të njohësh Dritëro Agollin!

Në PS-në Gjicit, Roshit dhe Bandës 5D është herezi të njohësh Dritëro Agollin!

10:52, 22/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas paraqitjeve televizive të të rinjve të PS të cilët sipas tij janë paraqitje që të ngjallin trishtim.

Xhaferri është shprehur se shumë prej tyre më kujtojnë pamjet filmike të homazheve për vdekjen e diktatorit kur të rinjtë e indoktrinuar për 4 dekada me radhë flisnin për fundit e botës.

Postimi:

Në PS-në Gjicit, Roshit dhe Bandës 5D është herezi të njohësh Dritëro Agollin!

Paraqitjet televizive të të rinjve të PS janë të trishta, pasi në fund të ditës ata janë bashkëmoshatarët dhe bashkëadhetarët tanë.

Shumë prej tyre më kujtojnë pamjet filmike të homazheve për vdekjen e diktatorit kur të rinjtë e indoktrinuar për 4 dekada me radhë flisnin për fundit e botës.

Nuk e kam menduar kurrë që personazhe dhe skena të ngjashme do përsëriteshin në këtë vend 4 dekada më pas.

Shumë nga këto personazhe që janë për t’u mëshiruar, pilotohen në ekrane qëllimisht nga zyra e Propagandës që mediat dhe njerëzit të mos e kenë mendjen tek skandalet e qeverisë që janë në hetim, në zhvillim dhe në pritje për tu ekspozuar.

Këta të rinj e të reja "progresiste" janë thjesht viktima të një sistemi të ngritur mbi urrejten për të riun dhe veçanërisht atë të ri që mendon dhe logjikon.

Nuk dua të jem nën lëkurën e atyre ligjvënësve dhe zyrtarëve socialistë se nuk e di si i shohin në sy fëmijët e tyre që janë në moshën e këtyre të rinjve që patronazhimin e konsiderojnë mision të shenjtë dhe Ramën si misionarin që do shpëtojë këtë komb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco