Flamur Noka me qytetarët e Klosit: Të ngrihemi e të përballemi me protesta të vazhdueshme

Flamur Noka me qytetarët e Klosit: Të ngrihemi e të përballemi me protesta të vazhdueshme

22:21, 21/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Klos së bashku qytetarët dhe drejtues të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Noka është shprehur se duhet të bëhemi të gjithë së bashku, të ngrihemi e të përballemi me protesta të vazhdueshme.

'Kjo nuk është detyrë, ky është misioni ynë'- u shpreh deputeti.

Postimi: Takim në #Klos [📍]

Një rrugë kanë #demokratët për ta gjunjëzuar këtë regjim: Të ngrihemi e të përballemi me protesta të vazhdueshme! Kjo nuk është detyrë, ky është misioni ynë. Si të tillë duhet ta trajtojmë dhe kësisoj do ta realizojmë këtë mision. Liri liderit të opozitës! Qeveri teknike për zgjedhje të lira!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco