Rama në OKB me grupin që korruptoi McGonigal: Çfarë misioni i ka ngarkuar këtë herë Duçkës

Rama në OKB me grupin që korruptoi McGonigal: Çfarë misioni i ka ngarkuar këtë herë Duçkës

22:18, 21/09/2024
A+ Aa A-

Edi Rama ka udhëtuar drejt New York-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së OKB-së, në sesionin e 76-të të  saj.

Burime për Syri bëjnë me dije se Rama ka udhëtuar drejt SHBA-ve me business class me bashkëshorten, Lindën, Endri Fugën, shoqëruesit e tij dhe famozin, Dorian Duçka, njeriun që korruptoi ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Kreu i Rilindjes ka deklaruar se Duçka ka qenë këshilltar i tij, por tashmë nuk është, por vijon bashkëpunimin me të.

Burimi i Syrit deklaron se grupi që korruptoi McGonigal ishin së bashku në udhëtim drejt New York-ut.

Kujtojmë se Dorian Duçka është personi kyç, së bashku me Agron Nezën, që Edi Rama përdori për korruptimin e agjentit të FBI-së për të asgjesuar opozitën shqiptare.

Dorian Duçka përmendet si ndërmjetësi (sekser) mes kryeministrit shqiptar dhe ish agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ka pranuar të gjitha akuzat para gjykatës amerikane. 

Edi Rama përmendet 11 herë si bashkëfajtor në akuzën që McGonigal e ka pranuar. 

Duçka është thirrur në SPAK për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Rama e ka kyçur çështjen për të mos prekur kryeministrin.

Duçka njihet gjithashtu si bashkëpunëtor i Patrick HO, i dënuar me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.

Lidhja e HO me Shqipërinë dhe Edi Ramën është Dorian Duçka, i cili ka qenë punonjës i kompanisë kineze që drejtohej prej tij. 

Në vitin 2018, HO është dënuar me burg në ShBA dhe me një gjobë 400-mijë dollarë për afera korruptive në vendet afrikane të Çadit dhe Ugandës. 

Afera për të cilën është dënuar është e njëjtë me atë të Shqipërisë, të cilën Altin Dumani nuk guxon ta prekë me dorë.

Edhe pse në Shqipëri Rama ka kontroll të plotë mbi drejtësinë dhe nuk guxon kush ta hetojë, në rang ndërkombëtar afera korruptive McGonigal ka lënë gjurmët e saja. Herën e fundit që Rama ishte në OKB, u strapacua të kishte një takim të niveleve të larta, deri me presidentin Biden, por dështoi.

Pyetjet që lindin janë:

Për çfarë e ka marrë Rama këtë herë me vete sekserin Dorian Duçka?

Çfarë misioni i ka ngarkuar atij, kë do korruptojë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco