VIDEO/ Kuçana: Njerëz që morën pushtetin, po shpopullojnë Shqipërinë! PD do rikthejë shpresën

20:32, 21/09/2024
A+ Aa A-

Pedagogja Ilirjana Kuçana, gjatë fjalës së saj në tubimin qytetar që zhvillohet tek ‘Rugica e Shpresës’ u shpreh se qeveria e narko shtetit të krijuar nga Rama fatkeqësisht po zbatojnë axhendën e tyre për të shpopulluar e larguar qytetarët e këtij vendi, duke ju krijuar pasiguri e duke lënë Shqipërinë në duart e krimit.

‘Shpresa i përket së djathtës, e shpresa i përket Partisë Demokratike e ne do ja rikthejmë atë shqiptarëve’- u shpreh Kuçana.

Fjala e saj:

"Ata ja kanë dalë të jenë sipërmarrës të shkëlqyer, ata ja kanë dalë të jenë sportistë të shkëlqyer, shkëncëtar apo akademikë të arrirë.

U drejtohem këtyre shqiptarëve që të kthejnë sytë nga Shqipëria e tyre e bukur nga vendi më i jashtëzakonshëmn në botë, vendi që i rriti e i lindi vendi që i mëkoj me ujin e Bjeshkës apo që i mëkoj me ushqime që janë më të pasura se në çdo vend tjetër të botës, sepse në këtë vend ka shije.

Por njerëz që morën pushtetin në këtë vend, kanë zbatuar axhendën e tyre për të shpopulluar e larguar bijat e binjtë e këtij vendi, duke ju krijuar pasiguri e duke lënë vendin në duart e krimit, duke mbizotëruar korrupsioni e paligjshmëria dhe ju humbën sigurinë e besimin njerëzve.

Por ne do ju rikthejmë shpresën, do ta mbajmë gjallë e shpresa na përket ne, shpresa i përket opozitës, shpresa i përket së djathtës e shpresa i përket Partisë Demokratike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco