Dorjan Teliti: Protesta është përgjigja e duhur ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë në ditë për pensionistët

Dorjan Teliti: Protesta është përgjigja e duhur ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë në ditë për pensionistët

18:19, 21/09/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti  përmes një postimi në Facebook shkruan se pensionistët në Shqipëri do të marrin vetëm 25 lek shtesë në ditë, një tallje me këtë shtresë popullsisë.

Postimi:

E cfarë mund të bejë pensionisti me 25 lekë në ditë shtesë nga indeksimi? Në rastin më të mirë do mund të blejë një kokërr vezë, apo të blejë një panine, apo një kaush me fara luledielli (të papjekura, se të pjekurat kushtojnë më shumë).

Këto qindarkat që po jep lemosha qeveritare janë hic gjë para qindra milionë euro që cdo vit destinohen për luksin qeveritar, vjedhjeve deri në 100% të fondeve publike më tenderime të sajuara e të porositura, grabitjeve shekullore me PPP rrugësh "të arta" apo inceneratorë fantazëm.

Në piedestal janë vendosur vjedhja dhe abuzimi që i kanë marrë frymën këtij vendi, ndërkohë qytetari i moshës së tretë braktiset përjetësisht.

Para këtij përcmimi, para kësaj talljeje të rradhës që vazhdon prej 11 vitesh, E VETMJA RRUGË ËSHTË REFUZIMI, REAGIMI, PROTESTA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco