Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

‘Shëndetësia’/ Dasho: Komisioni i opozitës po pengohet nga 'rilindja'! Kosto e koncesioneve 80 herë më e lartë

17:21, 21/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, mjeku Erion Dasho ka folur për komisionin hetimor të shëndetësisë të kërkuar nga opozita me shumë luftë, pasi mazhoranca socialiste e pengonte me anë të numrave në Kuvend.

Sipas Dashos, pasi ky komision u ngrit pranverën e këtij viti, ka pasur pengesa nga më të paimagjinueshmet për të penguar anëtarët e komisionit të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese.

‘Janë penguar në marrjen e informacionit janë penguar në thirrjen dhe intervistimin e personave përgjegjës, ka qënë një pengesë e jashtëzakonshme për punën e tyre’, u shpreh mjeku.

Gjithashtu Dasho theksoi se kosto e koncesionit në shëndetësi u ka kushtuar shqiptarëve 80 herë më shumë se sa në kohën që këto shërbime i ofronte vetë shteti shqiptar.

‘Nevoja e sotme është të ndiqen se ku kanë shkuar paratë. Ky koncesion i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë shumë më tepër se sa kur e ofronte vetë shteti shqiptar. Këtë e kanë kuptuar shqiptarët. Nuk bëhet fjalë se është rritur me 10% apo me 20% por është rritur me shumëfish, me herë. Kosto është rritur me 80 herë sipas procedurave të caktuara.’, u shpreh Dasho. 

Dasho: Ka qënë një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë e opozitës, pasi në radhë të parë të kujtojmë historinë se si u fitua e drejta për të ngritur këtë komision. Ka vite që opozita kërkon të hetojë koncesionet mashtruese në sektorin e shëndetësisë dhe në sektorë të tjerë dhe në mënyrë antikushtetuese partia në pushtet, rilindja, e ka penguar ngritjen e këtij komisioni. Edhe pasi ky komision u ngrit pranverën e këtij viti, ka pasur pengesa nga më të paimagjinueshmet për të penguar anëtarët e komisionit të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese.

Janë penguar në marrjen e informacionit janë penguar në thirrjen dhe intervistimin e personave përgjegjës, ka qënë një pengesë e jashtëzakonshme për punën e tyre.

Shqiptarët harruan se çfarë hoqën gjatë komunizmit dhe sot janë në një diktaturë në re.

Komisioni më në fund ka arritur të thërrasë persona që kanë informacione të dobishme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me koncesionet në shëndetësi.

Ajo që konstatova dje me keqardhje është se komisioni u përfshi në një diskutim të tejzgjatur me zotin Rrjepaj, ish-zëvendës ministrin në teknalitete të panevojshme.

Nuk ka nevojë të hysh në detaje me zotin Rrjepaj apo me zyrtarët e tjerë që kanë pasur në rol në koncesion apo nëse e kanë llogaritur me 0,5 lekë apo me 5 lekë apo nëse kanë llogaritur një qindarkë më tepër aty.

Nevoja e sotme është të ndiqen se ku kanë shkuar paratë. Ky koncesion i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë shumë më tepër se sa kur e ofronte vetë shteti shqiptar. Këtë e kanë kuptuar shqiptarët.

Nuk bëhet fjalë se është rritur me 10% apo me 20% por është rritur me shumëfish, me herë.

Kosto është rritur me 80 herë sipas procedurave të caktuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco