Bozdo: Me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje të lira, përfshirja e parave të krimit nga ana e tij, e provuar tashmë

16:49, 21/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, Eno Bozdo, në Intervistën e orës 16:00 me moderator Edvin Parruca në 'Syri Televizion', u shpreh se prej kohësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dorëzuar kërkesën për qeveri teknike, duke parë rrjedhjen e ngjarjeve në vend apo atë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e kaluara.

"Kjo nuk është një kërkesë që vjen si rrufe në qiell të hapur dhe unë besoj se është një ndër kërkesat më të logjishme, pasi ne e kemi parë se si ka qenë sjellja e mazhorancës në dy apo tri proçeset e fundit zgjedhore, cilat kanë qene raportet e OSBE ODIR"- u shpreh Bozdo.

Deklarata e tij:

"Besoj se nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehtë dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme të asaj që do të ndërmarrë opozita.

Së pari ju e dini që prej kohësh ne e kemi thënë që zoti Berisha, kryetari i Partisë Demokratike ka artikuluar kërkesën për qeveri teknike.

Kjo nuk është një kërkesë që vjen si rrufe në qiell të hapur dhe unë besoj se është një ndër kërkesat më të logjishme, duke parë rrjedhjen e ngjarjeve në vend apo atë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.

Jo vetëm kaq, por kemi parë se si ka qenë sjellja e mazhorancës në dy apo tri proçeset e fundit zgjedhore, cilat kanë qene raportet e ODIHR apo denoncimet e bëra nga PD.

Denoncime këto që me një emërues të përbashkët, duke dashur ta thjeshtoi atë që ka ndodhur me Edi Ramën është se është e pamundur që me të të kemi zgjedhjet të lira apo të ndershme. Involvimi i parave të krimit apo grupeve kriminale, janë të provuara tashmë.

Presioni publik ndaj administratës publike apo shkelja e çdo ligji duke dhënë bonues për pensionistët pak para zgjedhjeve, sic ndodhi në zgjedhjet e kaluara janë faktorë që e bëjnë të domosdosme minimalisht qeverinë teknike, pasi në një qeveri teknike këto nuk ekzistojnë.

PD në aq vite që unë mbaj mend ka nxjerrë drejtuesit e saj politik që në Shtator dhe ne e konsiderojmë nxjerrjen e drejtuesve thelbësorë në dy aspekte, së pari në përgatitjen e strukturave dhe së dyti komunikimi me qytetarët."

Klea Sula/ Syri.Net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco