Protesta e banorëve të Belshit, Salianji: PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm, fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë

Protesta e banorëve të Belshit, Salianji: PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm, fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë

14:34, 21/09/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytëtarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e dyre pasi Bashkia e Belshit ka hequr pazarin nga qëndra e Belshit.

Deputeti Ervin Salianji, nga protesta, u shpreh se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, dhe përkrahja do të jetë edhe në protestat e radhës për këtë shqetësim.

Gjithashtu Salianj bëri një reagim në rrjetin e tij Facebook ku u shpreh se PD do të jetë në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës.

POSTIMI I PLOTË:

Belsh, në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!

Pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në "xhep" qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitevesh.

Përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t'i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri!

Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco