‘Janë përgjysmuar lopët’, Meta: PL do të japë 200 Euro për krerë lope, do të katërfishojmë numrin

‘Janë përgjysmuar lopët’, Meta: PL do të japë 200 Euro për krerë lope, do të katërfishojmë numrin

13:53, 21/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruan në Facebook se nga viti 2017 kur "Rilindja" mori e vetme timonin e drejtimit të vendit, numri i lopëve, sipas EUROSTAT, u përgjysmua nga 490 mijë krerë në 263 mijë.

Ai shton se Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët për të nxitur 4-fishimin e lopëve në një kohë rekord.

Meta: Nga viti 2017 kur "Rilindja" mori e vetme timonin e drejtimit të vendit, numri i lopëve, sipas EUROSTAT, u përgjysmua nga 490 mijë krerë në 263 mijë. Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët për të nxitur 4-fishimin e lopëve në një kohë rekord.

Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht. TVSH për ushqimin e bagëtive do të jetë ZERO.

Do të japim pagesë direkte 5 Euro për çdo kafshë të lindur apo të therur, si dhe për çdo litër qumësht në masën 0.1 Euro/litër. Në këtë mënyrë i japim fund shpopullimit, garantojmë mirëqenien e fermerëve dhe një Shqipëri fuqi eksportuese!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco