SYRI TV/ Vangjeli: SPAK nuk hetoi Veliaj dhe Ramën, nuk është hetuar tuneli i Llogarasë

13:46, 21/09/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike akuzoi SPAK, se 8 vite pas krijimit , nuk ka arritur të verë drejtësi dhe të luftojë korrupsionin, pavarësisht se për pagat e prokurorëve janë paguar në 5 vite, 100 milion euro. Në një deklaratë për media, zëdhendësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli  u shpreh se SPAK nuk ka hetuar dosjet e aferave të mëdha korruptive, as rolin e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.   

SYRI TV

Partia Demokratike akuzoi prokurorët e strukturës së posatshme anti korrupsion, se megjithëse janë paguar miliona euro nga taksat e qytetarëve për pagat e tyre, nuk kanë arritur të bëjnë drejtësi dhe të luftojnë korrupsionin.  Në një  deklaratë për media, zëdhenësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, bëri një përmbledhje të punës së prokurorise speciale duke thënë se në 5 vitet e fundit, vetëm për pagat e prokurorëve janë paguar 100 mln euro, ndërsa afera të mëdha korruptive, si çështja e inceneratorëve, dosja, 5D  McGonigal dhe të tjera kallëzime të opozitës për qeverinë Rama, nuk janë hetuar plotesisht dhe përgjegjësit kryesore nuk janë vendosur para drejtësisë. 

Vangjeli theksoi se ndërsa SPAK, nuk guxon të hetojë përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, vendos nën arrest shtëpiak pa prova dhe  fakte, liderin e opozitës Sali Berisha, me një dosje të ndërtuar mbi falsifikime. 

Zëdhenesja e Partisë demorkatike e mbylli deklaratën e saj, duke theksuar se spak po shërben si garanci që kryeministri Rama dhe ministrat e tij, të vjeedhin të patrazuar për të mbajtur  pushtetin e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco