Xhaferri: Metamorfoza e Ramës nga 'Një pallat një gazetë' në 'Një kontenier kokainë një kullë në Tiranë'

Xhaferri: Metamorfoza e Ramës nga 'Një pallat një gazetë' në 'Një kontenier kokainë një kullë në Tiranë'

10:57, 21/09/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Edi Rama i cili shpiku formulën “një pallat një gazetë” kur ishte Kryetar Bashkisë Tiranë tani si Kryeministër ka shpikur formulën “një kontenier kokainë një kullë në Tiranë”

Njeriu që e ka kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave në ndërtim, sektorin që pesë vitet e fundit udhëheq ekonominë, ka filluar të kërcënojë sipërmarrësit duke i akuzuar se nuk deklarojnë pagat e plota. 

Ky kërcënim është për t’u mbushur mendjen pensionistëve se pasi e ka falimentuar skemën e sigurimeve shoqërore, do të mbushë arkën e shtetit të shqyer nga abuzimet që t’u rrisë pensionet me nga 700 lekë të reja çdo vit. 

Edi Rama që punën si Kryeministër e nisi me Xibrakën dhe projektin e kanabizimit të vendit dhe të ekonomisë, përpara së të kërcënojë sipërmarrjen për transparencë, duhet të kërkojë që qeveria e tij të bëjë transparencë për lumin e parave të drogës që po pastrohet në ndërtim.

Ky lum parash ka rrënuar sipërmarrjen e ndershme dhe ka nxitur eksod masiv në Shqipëri dhe arkitekti i kriminalizimit të ekonomisë ka emër, quhet Edi Rama.  

Largimi i këtij njeriu nga skena politike është shërbimi më i madh që shqiptarët do ti bëjnë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco