Protesta e opozitës para bashkisë, Këlliçi: Hijet e skandalit mbi Carlo Bollinon

07:39, 21/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e 26-të para bashkisë së Tiranës hodhi akuza kundër Carlo Bollinos.

"Me një ndërkombëtar po merrem. Ai quhet Carlo Bollino, po ndërkombëtar që nuk e di; është italian apo tirans i vjetër? I cili ka dalë pronar i 4 mijë metrave katror trualli në mes të Tiranës te familja Begeja. i Njëjti Carlo që nga mëngjesi në darkë godet familjen Begeja dhe Jamarbër Malltezin pse ka marrë 400 metra katrorë truall që i takonin familjes së tij”, tha Këlliçi.

 Ai kritikoi edhe SPAK, duke thënë se po mbahet peng nga Erion Veliaj. Sipas Këlliçit, dosja me të cilën kërcënohen hetuesit është ajo për të cilën u arrestua dhe kreu i prokurorisë së Vlorës, pak javë më parë. 

“A mos vallë ju prokurorë të SPAK ju mban peng Erjon Veliaj me dosjen e prokurorit të Vlorës me përgjimet që janë në dosjen e prokurorit të Vlorës? Mos keni dhënë vendim gjykate që mos publikohet kjo dosje? Se në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash, ish-ministrash të përfshirë në trafik droge, krim të organizuar e korrupsion. Klodian Braho nuk e sheh që 5 D është shtabi elektoral i Veliajt dhe as porositë që i lë Gjykata e Apelit të Posaçëm ku rezulton një foto e Veliajt me administratorin e 5D Nestor Muhametllari me dy drejtorë të tjerë bashkish duke inspektuar punimet e hotelit në Durrës", shtoi Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco