SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish bizneset me masa të forta, në rast se nuk paguajnë sigurimet shoqërore të plota, në bazë të pagës reale të punonjësve. Ndërsa pranoi kolapsin e skemës së pensioneve , kryeministri sulmoi opozitën, duke thënë se nuk mjafton ulja e pagës së deputetëve për të rritur pensionet.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar kërcënimet ndaj bizneseve, duke paralajmëruar masa të ashpra dhe të forta, në lidhje me pagesat e sigurimeve shoqërore minimale. Rama ka justifikuar mungesën e rritjes se pensioneve ne vite, me faktin që arka e shtetit nuk mbledh mjaftueshëm të ardhura nga sigurimet shoqërore që duhet të depozitojnë bizneset. Deklaratat shantazhuese të kryeministrit ndaj biznesve, u bënë gjatë inspektimit në një shkollë profesionale në Elbasan, ku Rama pranoi kolapsin e skemës së pensioneve.
Kryeministri sulmoi opozitën, e cila ka propozuar uljen e pagës së deputetëve dhe rritjen e pensioneve.
Me hërët, gjatë asamblesë së partisë socialiste, Rama i kërcëoi me burg, bizneset që sipas tij, nuk paguajnë sigurimet shoqërore sipas pagës se punonjesve.
© SYRI.net