SYRI TV/ Meta akuza SPAK për sulme ndaj opozitës: Dumani po kërcënon me audiopërgjime

SYRI TV/ Meta akuza SPAK për sulme ndaj opozitës: Dumani po kërcënon me audiopërgjime

22:44, 20/09/2024
A+ Aa A-

Ilri Meta akuzoi sot SPAK se po përdor element të korruptuar të opozitës për ta goditur. Gjatë një konferencë me gazetarët, Presidenti I Partisë së Lirisë deklaroi se Altin Dumani po përdor një regjistrim ambienti të një prej bashkëpunëtorëve të tij, si shantazh, për të goditur më pas udhëheqësit e opozitës.

Presidenti i Partisë s Lirisë Ilir Meta akuzoi SPAK se po bën presion e shantazh ndaj elementevë të kapur të opozitës për ta goditur. Një një dalje për mediat, Meta u shpreh se SPAK po përdor një përgjim ambienti të një prej personave që ka mbajtur afër, dhe duke i bërë shantazh kërkon që ta përdorë për të goditur udhëheqësit e opozitës.

Dum-Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur, I cili është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje që në dhjetor të vitit kur ka qenë kulmi I debatit për Gjykatën Kushtetuese, as ka gjetur, as ka për të gjetur, në këtë botë dhe në cdo lloj bote, asnjë lloj akti të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin. Asnjë veprim të paligjshëm, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar, asnjë pronë të fshehur dhe asgjë tjetër.

Po, jemi në dijeni të plotë që falë përpjekjeve për të gjetur diçka rreth Ilir Metës, kanë gjetur dicka rreth njerëzve që dikur Ilir Meta I ka patur pranë edhe përpiqen ti përdorin si pendito të deklaruar apo të padeklaruar, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale, të cilat janë një estradë e vërtetë. Ilir Meta është këtu, do të jetë gjithmonë këtu dhe Dum-Dumani ka vetëm një qëllim, të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës, njerëzit e kapur të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një fake opozitë, e cila garanton pandëshkueshmerinë e Edi Ramës dhe së dyti që krimet, siç është ai I inceneratorit dhe shumë krime të tjera që janë grabitje pa maska në mes të diellit, quhen ‘’krime intelektuale’’ .

I pyetur për zgjedhjet e 2025, Meta konfirmoi edhe njëherë se do të fokusohet në Tiranë, ku dhe pritet të kandidojë.

Presidenti I Partisë së Lirisë, Prezantoi programin për Pensionistët, duke e cilësuar dyfishimin e pensioneve si një nga pesë prioritetet e Partisë së Lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco