SYRI TV/ Dënohet me 8 vite burg truproja i Saimir Tahirit

22:41, 20/09/2024
A+ Aa A-

GJKKO ka dënuar përfundimisht me 8 vite burg ish-truprojën e Saimir Tahirit, të akuzuar për trafik droge e grup kriminal. Agustin deda u dënua me 13 vite burg por përfitoi zbritjen e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë po I njëjti dënim u dha edhe për anëtarët e tjerë të grupit Leonidha Sejdiaj e Hamid seferi. Më herët me 8.8 vite burg u dënua truproja tjetër i Tahirit, Hekuran Marku.

SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite heqje lirie Agustin Dedën, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai akuzohet për trafikim narkotikësh dhe grup I strukturuar kriminal. I njohur edhe si Paul Deda, do të vuajë vetëm 8 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të nëjjtat vepra penale dhe po me 8 vite u dënua edhe shtetasi Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi.

Rreth dy vite më parë Gjykata e Posaçme dënoi me 13 vite burg Hekuran Markun, ish-truprojën tjetër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi zbritjen me dënimin përfundimtar në 8 vite e 8 muaj burg.

Marku u arrestua në Gjermani për llogari të operacionit të koduar “Shpirti”, nga ku u ekstradua në maj 2022. Ai u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa në vijimësi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.

Ndërkohë Agustin Deda u arrestua në Francë, ku më pas mundi të marrë një masë më të butë sigurie, ndërsa prej vitesh pret nëse vendimin e autoriteteve atje për ekstradim ose jo.

Operacioni “Shpirti” çoi në pranga 31 persona në korrik të vitit 2021, të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 6 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2014-2017. Mes tyre kishte prokuror, punonjës policie, zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco