Bixhoz me paratë tona?/ Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më skandaloze të qeverisë Rama me vlerë mln euro

21:48, 20/09/2024
A+ Aa A-

Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-n gjithçka u bë konkrete. Në 20 prill të të njëjtit vit u lidh kontrata e koncensionit mes shtetit shqiptar dhe konsorciumit që u shpall fitues, Mabetex Group në pronësi të Behxhet Pacollit që zotëronte 58% të kapitalit, Yda Group me 40% të kapitalit, një kompani turke e njohur për lidhjet e ngushta me presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe 2A group me 2%. Yda Group u largua më pas nga aeroporti duke i shitur aksionet për një vlerë modeste 4450 euro. Ok, deri këtu asnjë problem. Të paktën në letra. Sepse në fakt, problemi i madh nis kur mësohet vendi ku do të ndërtohet aeroporti.

Zona e mbrojtur të Vjosë Nartës, që ka fituar këtë status që nga viti 2004. Narta strehon, ushqen, krijon vend të sigurt për folezim të rreth 63 përqind të gjithë shpendëve që ndodhen në Shqipëri. Pra, në Nartë janë mbi 224 lloje shpendësh, të cilët ushqehen dhe folezojnë, migrojnë, lëvizin aty e përdorin këtë zonë për qëndrim apo edhe për nevojat e tjera që kanë këto. Pra, është një shtëpi e dashur për shpendët. Në Nartë identifikohen së paku 33 lloje shpendësh, të cilët janë në listat e shpendëve të rrezikuar të vendit tonë.

Por le të kthehemi edhe njëherë tek diskutimi teknik i këtij projekti, për të cilin duket se as vetë qeveria nuk është aq e bindur.

Kostoja e ndërtimit të këtij aeroporti arrin në 104 milionë euro, por taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose 32% më shumë se investimi, në rast se koncensioni dështon. Në dokumentat standarte të koncensionit thuhet se “projekti mbart risqe të larta për arsye se është një aeroporti i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë të gjelbër dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit”.

Pra, qeveria vendos të marrë përsipër risqe me miliona euro për projekte që nuk janë të studiuara siç duhet. A ka emër tjetër kjo përveçse bixhoz me paratë tona? Pavarësisht këtyre pasigurive, më 28 nëntor 2021 makineritë e rënda pushtuan zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës për të nisur ndërtimin e aeroportit dhe që prej asaj dite iu dha një goditje e fortë ekosistemit më unikal në vendin tonë, i cili fatkeqësisht, në një pjesë të tij e ka humbur statusin e mbrojtjes, me justifikimin e zhvillimit ekonomik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco