Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani/ PD Kanada: Humbje e madhe për familjen dhe të gjithë demokratët

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani/ PD Kanada: Humbje e madhe për familjen dhe të gjithë demokratët

20:47, 20/09/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike në Kanada ka reaguar në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Në reagimin e tyre, PD Kanada ka shprehur ngushëllimet e ka quajtur një humbje të madhe për familjen dhe të gjithë demokratët.

‘Në emër të Partisë Demokratike në Kanada, ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella. Humbja e Gertit është e rëndë për familjen tuaj, por edhe për të gjithë demokratët shqiptarë, të cilët ai i shërbeu me përkushtim dhe përulësi. Mbetet një shembull për t'u ndjekur dhe një kujtim i paharrueshëm për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të’, thuhet në reagim.

Reagimi i PD, Kanada:

E nderuara familje Bogdani,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Gert Bogdanit, një humbje e madhe për të gjithë ne. Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta në këto momente të vështira dhe jemi pranë jush me mendje e me zemër.

Gerti ishte një njeri i veçantë, i përkushtuar jo vetëm ndaj familjes së tij, por edhe ndaj parimeve  demokratike dhe idealeve të lirisë që ai mbrojti me plot pasion dhe përkushtim. Ai do të mbahet mend si  një politikan vizionar, i cili i dha zë rinisë dhe energji të reja Partisë Demokratike të Shqipërisë. Vlerat e tij të larta njerëzore dhe integriteti i tij i palëkundur ishin gjithmonë frymëzim për ne të gjithë.

Në emër të Partisë Demokratike në Kanada, ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella. Humbja e Gertit është e rëndë për familjen tuaj, por edhe për të gjithë demokratët shqiptarë, të cilët ai i shërbeu me përkushtim dhe përulësi. Mbetet një shembull për t'u ndjekur dhe një kujtim i paharrueshëm për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe dhe shpirti i Gertit u prehtë në paqe.

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,

Diaspora e Partisë Demokratike – Kanada

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco