Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Bandat të orientuara nga qeveria dhe frymëzuar nga kryebashkiaku’/ Boçi: Shkodra, lokomotiva e fitores së opozitës

20:19, 20/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, nënkryetari i PD dhe njëherazi drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Luçiano Boçi ka folur edhe për situatën politike në këtë zonë.

Sipas Boçit, situata në Shkodër ‘është një situatë pothuajse në rendin e të pabesueshmes por dihet që elementi që vendosi fatin e këtyre zgjedhjeve nuk ishte vullneti i qytetarëve shkodranë por nga aktiviteti i spikatur i bandave të krimit të organizuar dhe i bandës shtetërore të orientuar nga qeverisja qendrore dhe të frymëzuar më pas pjesa e stafit dhe e vetë kandidati që vet sot është kryetar i bashkisë’.

Sipas Boçit, Shkodra përgjatë gjithë historsë së saj ka treguar se nuk nënështrohet kollaj, ajo di ta përcejellë jo thjeshtë me humorin karakteristik por ka ditur ta përcjellë edhe përmes votës.

‘Jam besimplotë që në 2025 Shkodra do ta bëjë reagimin me votë jo vetëm rajonal por do ta shpërndajë në të gjithë Shqipërinë dhe do të futet në rolin e saj të parë si lokomotivë e fitores së opozitës, si lokomotivë e së djathtës’, u shpreh Boçi.

Boçi: Në Shkodër ka një situatë atipike në raport me para historinë e vetë të Shkodrës sepse është hera e parë që PS merr edhe bashkinë atje. Është një situatë pothuajse në rendin e të pabesueshmes por dihet që elementi që vendosi fatin e këtyre zgjedhjeve nuk ishte vullneti i qytetarëve shkodranë por nga aktiviteti i spikatur i bandave të krimit të organizuar dhe i bandës shtetërore të orientuar nga qeverisja qendrore dhe të frymëzuar më pas pjesa e stafit dhe e vetë kandidati që vet sot është kryetar i bashkisë por pa lavdinë morale të qënit në atë pozicion.

Në takimet e mia shoh gadishmëri shumë të madhe të strukturave për të gjetur veten në organizimin e degës në të gjitha nivelet sikurse kam gjetur dhe përjetuar një kundërshti natyrale të mënyrës se si po drejtohet Shkodra nga PS dhe kjo më bën të besoj se reagimi i qytetarëve shkodranë do jetë një reagim i fortë në zgjedhjet politike në mbështetje të PD dhe një goditje e madhe për PS, e cila u ofrohet qytetarëve në forma dhe mënyra atipolitike, në forma të formacioneve të armatosura që kërkojnë të ndryshojnë vullnetin e tyre, gjë që nuk mund të jetë kaq e thjeshtë në Shkodër dhe përgjatë gjithë historsë së saj ka treguar se nuk nënështrohet kollaj, ajo di ta përcejellë jo thjeshtë me humorin karakteristik por ka ditur ta përcjellë edhe përmes votës.

Jam besimplotë që në 2025 Shkodra do ta bëjë reagimin me votë jo vetëm rajonal por do ta shpërndajë në të gjithë Shqipërinë dhe do të futet në rolin e saj të parë si lokomotivë e fitores së opozitës, si lokomotivë e së djathtës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco