Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Drejtësia po godet opozitën para zgjedhjeve’/ Boçi: Rasti Berisha, rrëfim 500 faqesh pa prova! Rasti Salianji, çmenduri

20:00, 20/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, ka folur për aksionin e opozitës, dhe zhvillimet politike në vend.

Sipas Boçit, ky aksion i drejtësisë së re është një agresion politik që ka kohë që është nisur kundër PD dhe ka kaluar në fazën e proceseve gjyqësore apo hetimore që i drejtohen opozitës në prag të zgjedhjeve elektorale me qëllime politike dhe elektorale.

Boçi u ndal te rasti i liderit të opozitës, Sali Berisha, duke e quajtur dosjen hetimore si ‘një hartim 500 faqesh me episode ngjarjesh në formën e një rrëfimi personal të drëjtësisë ku konteksti dhe ligjërimi politik është i dukshëm, ku provat dhe faktet nuk duken gjëkundi’.

Gjithashtu sipas Boçit, edhe në rastin e deputetit Ervin Salianji, ‘kemi një proces gjyqësor mbi falsitetin të ngritur gjoja mbi kallëzimin e bërë nga zoti Salianji që konsiderohet i kallëzim i rremë i zotit Salianji dhe këtu qëndron çmenduria se nuk ka bërë kallëzim por denoncim nga selia e PD’.

Boçi: Është një agresion politik që ka kohë që është nisur kundër PD dhe ka kaluar në fazën e proceseve gjyqësore apo hetimore që i drejtohen opozitës në prag të zgjedhjeve elektorale me qëllime politike dhe elektorale. Kjo është e qartë pas përfundimit të agresionit ndaj vulës dhe simboleve vjen dhe mbahet në këmbë agresioni i vazhduar sepse zoti Berisha ka qënë në hetim duke përdorur drejtësinë si vrazhdë politike për të goditur dhe mbajtur në presion dhe nën sulm opozitën në tërësi por në mënyrë të veçanë PD dhe fokusimi kryesor i këtij sulmi është kreu i PD pa përjashtuar edhe elitën drejtuese të PD dhe rasti i zotit Salianji është i tillë madje ai i takon viteve më parë kur u projektua dhe vazhdonte sulmi ndaj PD dhe mund të konsiderohet si procesi i parë gjyqësor ndaj PD si hapja e siparit që do vazhdonte në forma dhe mënyra të ndryshme.

Si në rastin e krerëve të opoztiës si në rastin e zotit Berisha dhe zoti Salianji këto prova dhe fakte janë ose të munguara ose të interpretuara sipas orekseve politike.

Nëse në rastin e zotit Berisha kemi një hartim 500 faqesh me episode ngjarjesh në formën e një rrëfimi personal të drëjtësisë ku konteksti dhe ligjërimi politik është i dukshëm, ku provat dhe faktet nuk duken gjëkundi, thjesht janë deklarata të dhëna edhe nga familja Malltezi dhe familja Berisha dhe ku supozimet për vendimet kolegjiale janë të pranishme dhe në rastin e zotit Salianji kemi një proces gjyqësor mbi falsitetin të ngritur gjoja mbi kallëzimin e bërë nga zoti Salianji që konsiderohet i kallëzim i rremë i zotit Salianji dhe këtu qëndron çmenduria se nuk ka bërë kallëzim por denoncim nga selia e PD dhe mbi këtë rast është ngritur furtuna në gotë për të dënuar dhe goditur PD, në rastin konkret me Salianjin në rastin në vazhdim që kemi kaq vite muaj me hetimin dhe akuzën e fundit të ngritur mbi zotin Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco