Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Propaganda me pensionet, synimi zgjedhjet'/ Xhixho: Rasti Xhaçka, puç kushtetues, pas saj qëndron Rama

18:24, 20/09/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “Syri Digjital", nën moderimin e gazetarit Bled Marku, ishte deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila foli mbi propagandën e rritjes së pensioneve, e bërë pikërisht pak para fushatës elektorale 2025.

Xhixho u shpreh se, kjo është një tallje që po bëhet me pensionistët, dhe nuk është aspak një rritje pensionesh por thjesht një indeksim i cili duhet bërë disa herë në vit.

Ajo tha se, PS u kujtua pikërisht para fushatës elektorale për rritjen e pensioneve, si një lëmoshë kundrejt pensionistëve të cilët janë në një situatë të mjerueshme.

E pyetur edhe mbi çështjen Xhaçka, Xhixho u shpreh se, ishte gjithçka e mirëplanifikuar nga kryeministri Edi Rama, sepse nëse kjo çështje shqyrtohet, del se ai është arkitekti i të gjitha skemave mafioze në vend.

Deklarata:

“Në fakt është një tallje e madhe për të gjithë pensionistët, është një indeksim nuk është rritje, pra një indeksim që transmetohet si rritje.

Një indeksim që duhet bërë shpesh gjatë vitit dhe është një detyrim që qeveria do duhet ta kishte bër prej vitesh, sidomos në një moment krize të çmimeve që ndodhet vendi këto kohë.

Është qesharake që ky indeksim është rreth 750 lekë të vjetra në muaj apo në dit 250 lekë të vjetra. Pra jo vetëm që është shtresa më e diskriminuar shtresa më e varfer e shoqërisë, jo vetëm që nuk ka pasur në 11 vite nuk kemi dëgjuar këtë kryeministër apo qeverinë të flasim për pensionistët.

Kujtohet tani para fushatës elektorale të 2025, në mënyrë që ti hedhë një lëmoshë pensionistëve. Sepse duhet thënë që pensionistët janë një kategori besnike ndaj PS, i ka dhënë vota që me vite e vite të tëra por nga ana tjetër nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga PS.

PS, i ka lënë pensionistët në mjerim, dhe nësë nuk janë fëmijët apo të afërmit që i ndihmojnë për të përballuar koston e lartv të ilaqeve, të ushqimeve, mishit, frutave që janë bërë lluks për pensionistët, ndërkohë që janë një kategori që duhet trajtuar me dinjitet. Kjo qeveri ka ofruar një pension mjeran, pensioni mesatar që marin pensionistët sot jo vetëm që është më i ulti në Evropë, por në krahasim me Kosovën është 2-fish më i ulët.

 

E pyetur mbi çështjen Xhaçka, Xhixho u shpreh se:

“Me atë që i ndodhi vendimit të zonjës Xhaçka është nje puç kushtetues, se si parlamenti dhe kjo magjorancë nëpërmjet trukeve, sepse çdo gjë ishte e mirëorganizuar, disa deputet do të votonin pro dhe kundër, disa do të apstenonin, nuk zbaton një vendim të Gjykatë Kushtetuese, dhe kërkon mendimin e Venecias.

Eshtë vet Gjykata Kushtetuese që mund ta kërkojë sepse e ka autoritetin për ta kërkuar. Kur një deputete është në shkelje, të nenin 70 pika 3 të kushtetutës, e cila nuk e lejon të kryejë mardhenjë financiare gjatë ushtrimit të funksionit.

Pse ndodhi kjo mbrojtje e rastit Xhaçka?

Sepse mbas saj ndodhet kryeministri Rama, është ai që ka vendosur që bashkëshorti i zonjës Xhaçka do të jetë investitor strategjik. Nëse kjo çështje shqyrtohet del ai që është arkitekti i të gjithë skemave mafioze në këtë vend.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco