Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kreu i FRPD pritet ne zyrat qendrore konservatore ne Hungari, Xhaferri: Kënaqësi dhe privilegj...

Kreu i FRPD pritet ne zyrat qendrore konservatore ne Hungari, Xhaferri: Kënaqësi dhe privilegj...

17:43, 20/09/2024
A+ Aa A-

Në një vizitë të bërë ditën e sotme në Budapest, Hungari, kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka zhvilluar një takim në zyrat qëndrore të Think Tank, "Qendra për të Drejtat Themelore".

Në një postim në rrjetin social Facebook, Xhaferri është shprehur mjaft i priviligjuar për vizitën e tij dhe takimin e frytshëm që ka pasur me drejtuesit dhe koordinatorët e këtij forumi.

Postimi i Plotë:

Sot pata kënaqësinë dhe privilegjin që të jem në zyrat qendrore të Think Tank "Qendra për të Drejtat Themelore" në Budapest, Hungari.

Zhvillova një takim shumë të frytshëm me Drejtorin Ndërkombëtar të saj, Z. Magor Ernyei dhe Kordinatorin e Evropës Qendrore dhe Lindore, Z. Dénes Nagy për të forcuar marrdhëniet me Forumi Rinor i Partisë Demokratike , Shkollën politike të saj dhe strategjinë elektorale që të rinjtë e djathtë në Shqipëri do ndërmarrin.

Në themelet e ketij Think Tank të njohur botërisht, i cili është organizatori kryesor i CPAC në Evropë, konferencës më të rendësishme konservatore në Botë, janë vlerat tradicionale të familjes, besimi në Zot dhe atdhedashuria!

Këto vlera të cilat çdo anëtar i Forumit Rinor të PDSH i ka të ngulitura në karakter, nuk do i harrojmë dhe as snobojmë, por do i kultivojmë me ndihmën e miqve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco