Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Si po ndikojnë vendimet e qeverisë Rama në popullatë

Andi Bushati: Drejtësia është bërë sqepar i Edi Ramës për të mposhtur politikisht kundërshtarët në zgjedhje

16:46, 20/09/2024
A+ Aa A-

Analisti i njohur, Andi Bushati, i ftuar në edicionin e orës 16:30 në Syri Tv, me Edvin Parrucën, foli për proceset politike gjyqësore ndaj liderëve dhe përfaqësuesve të opozitës nga drejtësia politike.

Analisiti Bushati komentoi çështjen e ditës, procesin ndaj deputeti të PD, Ervin Salianji, gjë për të cilën risolli në vëmendje të publikut përgjimet që dolën në publik në atë kohë për drejtorë policië që manipulonin dëshmitarët, kryeministrin Rama betohej publikisht se një agjenci inteligjence përëndimorë do tregonin se zëri në përgjim nuk ishte i Geron Xhafës, gjë për të cilën nuk foli më kurrë kryeministri.

“Shqeteësimi im është se, për herë të parë në këto 30 vite, drejtësia e re, nga SPAK te gjykatat, si ajo e Lartë dhe Kushtetuesja po bëhen pjesëmarrës dhe leva në zgjedhje në favor të pushtetit. Vërtetë mund të kemi patur deri para 7-8 vitesh një drejtësi të korruptuar, një drejtësi që ishte e paaftë të godasë peshqit e mëdhenj, siç thoshte, Donald Lu, por ku kemi arritur, kemi arritur në një drejtësi që bëhet palë në zgjedhje për t’ia dhënë në çdo rast zgjedhjet pushtetit. Mbani mend rastin e Elbasanit, mbani mend SPAK-un që bën ping-pong me prokuroritë e rretheve për dosjen e Dibrës, mbani mend rastin Beleri, mbani mend një zinxhir të tërë drejtësie që e la Partinë Demokratike në zgjedhjet e fundit pa komisionër, pa vulë, pa finacime, pa emër kryetari... Pra, ndodhemi në një situataë të rrezikshme, ku drejtësia është bërë sqepar i Edi Ramës për të mposhtur politikisht kundërshtarët në zgjedhje. Dhe ky është edhe rasti i fundit, dhe nuk do jetë çudi që Salianji, pasi u emërua drejtues politik i qarkut të Elbasanit të goditet”, - u shpreh Andi Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco