Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Si po ndikojnë vendimet e qeverisë Rama në popullatë

SYRI TV/ Protesta e 26 para bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Veliaj shantazhon prokurorët e SPAK

15:50, 20/09/2024
A+ Aa A-

Opozita ka protestuar sërish para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkise Erion Veliaj dhe venien e tij para drejtësisë, për aferën e inceneratorëve dhe dosjen 5D. Përfaqesuesit e opozites akuzuan SPAK se po mban në arrest shtëpiak, liderin e opozitës , pa provë dhe fakte, ndërsa nuk guxon të hetojë kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama.

SYRI TV

Opozita ka zhvilluar protestën e 26 para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si përgjegjës për aferën e inceneratorëve dhe  dosjen korruptive 5D. Përfaqesuesit e opozitës, akuzuan strukturën e  posaccme  antikorrupsion, se po amniston Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, madje duke hedhur dyshime, se disa nga prokurorët e Spak, shantazhohen nga Erion veliaj. 

Përfaqeuesit e Partisë Demokratike, deklaruan se SPAK, nën urdhëra politike po mban nën arrest shtëpie liderin e opozitës, mbi bazën e një dosje të falsifikuar, pa prova dhe fakte,  ndërkohë që nuk kanë guxim të hetojnë dhe  vene para drejtësisë,  kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.   

Të mërkurën e ardhshme, në orën 11 Partia Demokratike do të protesojë sërish para bashkisë së Tiranës,  duke paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco