Vuksani: AZHBR institucion i pabesueshëm nga BE, produktet e importit dhe eksportit në disproporcion

15:33, 20/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar mbi situatën e vështirë që po kalon bujqësia ishte Gjok Vuksani, shefi i Departamentit të Bujqësisë PD.

Vuksani është shprehur se turistët e marrin bukën me vete, pasi ata i sjellin domatet nga italia ndërsa ata që vijnë nga Turqia i sjellin nag atje pra ka një disporpocion të madh mes produkteve të importit dhe eksportit

"Ka një problematikë në importin e fruta perimeve dhe kafshëve të gjalla duke parë një rritje të madhe. Në momentin ë rritet kërkesa për produktet bujqësore ne nuk e plotësojmë këtë kërkesë me produkte shqiptare.

Turistët e marrin bukën me vete, pasi ata i sjellin domatet nga italia ndërsa ata që vijnë nga Turqia i sjellin nga atje pra ka një disporpocion të madh mes produkteve të importit dhe eksportit. Në vend që të mbështetet prodhimi në sera ajo mbështetje ulët. Jemi në një çmenduri kolektive.

Ne programin e PD ne kemi bashkëmenaxhimin e fondeve të BE dhe qeverisë shqiptare me një agjensi të huaj. Nëse ë sytë e BE-së dhe shqiptarëve AZHBR është e pa besueshme ne dot bashkëpunojmë me një kompani e certifikuar nga BE për të menaxhuar fondet.

Azhbr së basku me humbjen e besimit ka humbu dhe akreditimin e saj."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco