'Nuk ma mbyllin dot gojën'/ Salianji: Gjyqi ndaj meje për të më goditur politikisht. Ja prova shkencore e pakundërshtueshme që tregon se...

'Nuk ma mbyllin dot gojën'/ Salianji: Gjyqi ndaj meje për të më goditur politikisht. Ja prova shkencore e pakundërshtueshme që tregon se...

14:53, 20/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit është përballuar sot në gjykatën e apelit me procesin ndaj tij, i njohur ndryshe si dosja “babale”.

Gjatë daljes për medita, deputeti Salianji ka deklaruar se procesi është i qëllimtë për ta goditur atë politikisht dhe se prokurori i çështjes kishte ardhur në gjykatë dhe nuk njeh ende çëshjten ndaj tij pasi, sipas tij, në gjykaë prokurori jo vetëm që nuk paraqiti prova, por vijonte të thoshte që është video-regjistrim, ndërkohë që nuk flitet fare për video, por për një audio-përgjim.

Salianji ka paraqitur dokumentin, provë shkencore, të qelizave telefonike të Albert Veliut dhe Fredi Alizotit.

“Sipas qelizës telefonike thuhet se Alizoti dhe Veliu janë në Vlorë, ndërkohë që deklarojnë se ia kemi dhënë përgjimet, dhe unë nuk jam fare në Vlorë, jam në Tiranë”,- u shpreh deputeti Salianji.

Pjesë nga deklarata e Salianjit:

"Sot u përballa në gjykatë sepse një i dënuar për trafik ndërkombëtar droge jetonte në Shqipëri për mbrojtjen që i jepte ministri vëllai i tij. Një i dënuar për trafik droge po stërzgjat gjyqin.

Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë. Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, unë kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish-ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Kemi fituar mbi 600 gjyqe ndaj personazheve të PS, për denoncimet që kemi bërë si Parti Demokratike.

Ky proces është mbajtur zvarrë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Sot duhet të kishte vendim. “Kalbësira morale që për interes shesin gjithçka. Për interes politik bëjnë gjithçka. Tjetër gjë ishte pretendimi i avokatit që u ngrit sot për herë të parë. Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e paska pasur në vëzhgim Xhafajn. Por jo vetëm kjo, por edhe Shërbimi informativ Shtetëror e paska pasur në monitorim për trafik droge. E vërteta është një. Të nxjerrin një provë që kam një kontakt paraprak me ta dhe i kam paguar 200 mijë euro. Nuk ma mbyllin dot gojën”. ”,- u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco