Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet...

14:28, 20/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë një konference për shtyp, mbajtur mesditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, prezantoi programin ekonomik të partisë së tij për pensionet, dhe u ndal edhe tek pregatitjet e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 2025.

Meta u shpreh se Partia e Lirisë ka nisur pregatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur pregatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku ai vetë do të kandidoj si presidenti i partisë.

'Jemi në solidaritet të plotë me betejën e zotit Berisha, të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament.

Partia e Lirisë ka nisur pregatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur pregatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik.- u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco