Salianji mbrohet në gjyq: Denoncimet e mia gjithmonë janë provuar

Salianji mbrohet në gjyq: Denoncimet e mia gjithmonë janë provuar

12:43, 20/09/2024
A+ Aa A-

Ervin Salianji është mbrojtur në Gjykatën e Apelit, ku po gjykohet çështja “Babale”, duke thënë se të gjitha denoncimet e bëra prej tij në të kaluarën janë provuar e kanë dalë të vërteta. Në fjalën e tij ai ka përmendur emrat e zyrtarëve të denoncuar, nga Vangjush Dako, Arben Ndoka, Pjerin Ndodka, Artur Bushi, etj.

“Denoncimin ne e kemi peshuar gjatë. Është bërë në 14 maj 2018”, citohet të ketë thënë Salianji, shkruan A2 CNN. “Për tri ditë me radhë ka pasur heshtje nga ministri i Brendshëm (Fatmir Xhafaj), nga prokurorët. Edhe pse për 8 vite ka qenë i lirë, zotëria (Geron Xhafaj) në influencën e vëllait dhe shokëve të vet shkon dhe vetëdorëzohet. Shkon me duar në xhepa në Romë të kryejë dënimin. E çojnë qëllimisht, që të mos depozitojë zë origjinal të vetin. Zëri i Xhafajt i është dhënë me USB prokurorisë nga avokati i tij. Nuk ka asnjë lloj prove dhe as një lloj fakti”.

“Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurrë. Si e kam bërë unë një kallëzim të rremë, kur ata thonë që e kanë bërë vetë. Si ka mundësi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë koktakt. Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit më sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve. Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij. Të gjithë këta prokurorët dhe gjyqtarët janë të gjithë të shkarkuar. Kulluri dhe Osmani u shkarkuan. Kol Hysenaj po ashtu”|.

“Artan Gjermeni ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane si “zar” dhe “ushtar” i bandës se Lushnjes kështu quhej në zbardhjen e bisedave. Ky është trafikant droge dhe mbron trafikantët. Jam unë këtu dhe nuk ka hetim për Fatmir Xhafën që e ka vëllain trafikant droge”.

“Gazetari thotë që unë e kam bërë përgjimin në datë tetor 2017. Ja ku janë qelizat telefonike, kanë qenë numrat e Jetmir Olldashit, Fredi Alizotit dhe Geron Xhafës në të njëjtën antenë telefonike. Si ka mundësi që qelizat telefonike për të tre pulsojnë të lokali i Geron Xhafës. Dhe këtë e kemi bërë me plan ne që ata duhet të shkojne aty? Si e bëkemi në këtë? Unë në jetën time nuk e kam parë kurrë Alizotin dhe Albert Veliun. Alfred Alizoti thotë që Salianji na ka ofruar para dhe jemi takuar me të. Si Albert Veliu si Alfred Alizoti kanë qenë ose në Vlorë ose në Fier. Këta kanë ardhur dhe me kanë marrë mua në telefon për të më dhënë mua stilolapsin, apo çfarë i ka thënë imagjinata. Cila është prova që më implikon mua? Që kam bërë denoncimin? Po do e bëj prap dhe kur të dal nga këtu”.

“Unë e kam organizuar që të ndodhë kjo, thonë. Në datë 18, ka 7 mesazhe të këmbyera mes meje dhe gazetarit. 5 sms të dërguara asnjë nga unë, por nga Olldashi dhe 2 të kthyera nga unë. Sms e parë, 18.10 ka qenë nga Olldashi. Olldashi ka bërë investigimin me Albert Veliun. Ka pasur kërkesë dhe deklarim nga ministri i brendshëm që ka thënë se ky është komplot shtetëror. E dini pse? Sepse ka patur operacion për ta arrestuar atë në vend. Sepse kanë qenë të informuara të gjitha institucionet. Është dekonspiruar procesi”.

“Në datë 19, dy sms dhe një telefonatë e shkëmbyer mes meje dhe Olldashit. Në datë 20, ka pasur telefonata të Albert Veliut në drejtimin tim dhe tjetra e Jetmir Olldashit. Flisnin lehtësisht me Geron Xhafën të dy, kishin lidhje miqësore. Përdornin terma “vëlla”.

“Si mund të jetë një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim dhe pa patur unë lidhje me këtë. Nuk ka prova që me lidh as drejtpërdrejtë as në mënyrë të tërthortë. Nuk kanë kapur dot një fotografi me Alizotin me mua”.

“Prokuroria kërkon me pak se ç’jep gjykata. Nqs ka bërë krim dhe nqs e kam bërë une, do përballem me të. Nuk besoj që ka njeri që vjen këtu dhe nuk thotë jam i pafajshëm. Po ku është krimi unë këtu? Ky ëahtë proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet”.

“Salianji është dënuar në Shkallën e Parë për “kallëzim të rremë”, akuzë që ai nuk e pranon. “Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i kam njohur kurrë. Albert Veliun e kam takuar kur më ka ardhur me gazetarin. Si ka mundësi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim telefonik me mua, zero. Por ka komunikime me kreun e grupit parlamentar të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Fierit, me zv. drejtuesin e Policisë. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë përfshirë, janë të gjithë të shkarkuar. I përdorën, i morën i hodhën. Gjyqtarët që janë marrë me çështjen janë të dy të shkarkuar”, është shprehur deputeti demokrat. “Narrativa e tyre është që unë dua të rrëzoj qeverinë. Çfarë sensi ka kjo. Unë çdo ditë dua ta rrëzoj qeverinë. E kam mision”.

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco