VIDEO/ Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës, të mërkurën protesta e radhës

12:03, 20/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se sot jemi në një moment jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani.

Këlliçi u shpreh se SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosje së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

"Duke e nisur me një falënderim për ju që keni ardhur sot në një moment jo të mirë për të gjithë ne pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani.

Për të vijuar me hajdutin dhe mediat e blera dhe të paguara nga inceneratori i Tiranës godasin ata që flasin kundër këtij korrupsioni dhe lavdërojnë Veliajn i cili ka vjedhur 130 milionë euro që me incenartorin.

Dua të merrem me Bolinon i cili ka marrë 4 mijë metra tokë truall mes Tiranës, tokë e cila është e familjes Begeja dhe Malltezin, pra ky godet këta familje të cilave u ka marrë tokën dhe përse janë kompesuar me pronën e tyre.

Sot lideri i opozitës ,mbahet i arrestuar me një akuzë me të cilën personi përgjegjës është Rama dhe në arrest mbahet Berisha dhe këta ndërkombëtarët i lavdërojnë prokurorët e SPAK.

A mos vallë Veliaj i mban peng me dosjen e prokurorit të Vlorës, përgjimet që janë aty. Në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash dhe ish-ministrash të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe trafikim narkotikësh.  A mos është kjo arma më e fortë që Veliaj ka mbi SPAK ku së bashku me prokuroritë e rretheve në 4 vite kanë marrë 100milionë nga taksat tona për pagat e tyre dhe e vetmja detyrë është goditja e opozitës dhe këdo që mendon ndryshe nga opozita.

Si mundet Dritan Prenci i cili i ka prej 4 vitesh në hetim dosjen dhe nuk sheh firmën e Velijt dhe nuk e kupton firmën dhe vulën e Bashkisë pa vendimin e këshillit bashkiak. Për 1 qindarkë që shpenzohet nga bashkia e Tiranës merret me vendim të këshillit bashkiak.

Të mërkurën në orën 11 për të thënë ato të vërteta që nuk i dëgjoni në mediat e paguara, do të mblidhemi për të vijuar një protestë maratonë dhe të pashembullt. "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco