Blushi: Rama-Veliaj do ndëshkohen me çdo çmim. Edhe po u arratisën do t'i kapim si Mosadi, kriminelët nazistë. SPAK-u tradhti kombëtare

11:48, 20/09/2024
A+ Aa A-

Opozita ka organizuar protestën e 26-të para bashkisë së Tiranës ditën e sotme.

Tedi Blushi, në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se protestat e opozitës nuk do të ndalen, pasi fatkeqësisht vendi ynë është i ‘rrethuar’ nga një strukturë e korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie që quhet SPAK.

“Ne jemi sot këtu për të ja bërë të qartë që kjo protestë nuk do ndalet, por jo vetëm aq. Këta kriminelë ( Rama e Veliaj) do marrin me çdo çmim ndëshkimin që meritojnë e do i ndjekim kudo që të fshihen për t’i marrë për zverku e do i sjellim këtu, për të bërë ju drejtësinë që kreu i SPAK nuk po e bën"- u shpreh Blushi.

Fjala e tij:

'Së pari ju falenderoj të gjithëve që merni pjesë në këtë protestë qëndrese para këtij monumenti të shëmtuar korrupsioni që mbrohet akoma me policë dhe në veçanti ju të dashur pensionistë që kjo qeveri e korruptuar ju rriti pensionet me 400 lekë të vjetra.

Ta merrni atë 400 lekshin dhe të ja thyeni kokës këtij mashtruesi, që teksa vjedh qindra milionë euro në ditë po mundohet të j'u mashtrojë me lëmoshë.

Ne jemi këtu sot, sepse për fat të keq ky vend nuk ka drejtësi, kemi një strukturë të korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie që quhet SPAK.

Sot me çdo mjet e mënyrë, pa prova, pa fakte e dokumente mban në izolim liderin e Partisë Demokratike, doktor Berishën.

SPAK që kërcënon e zhantazhon pjestarët e PD që po përpiqet të krijojë parti politike, po përpiqet me çdo mjet të vrasë pluralizmin e do të asgjësojë drejtësinë duke shërbyer si vegël qorre e Ramës dhe këtij vemjes të bashkisë që ruhet me policë e vazhon vjedh, nderkohë Tirana është pa ujë të pijshëm.

Të paktën 1 milion në ditë e ka buxhetin ky institucion, e ndërkohë Tiranë është pa shkolla e cerdhe.

50 milion euro janë grabitur nga taksa e infrastrukturës arsimore e të gjithë prindërit që çojnë fëmijët në shkolla me dy turne, vazhdojnë të paguajnë edhe sot këtë taksë e dinë mirë se si vjedh ky kryetar bashkie.

Ne jemi sot këtu për të ja bërë të qartë që kjo protestë nuk do ndalet, por jo vetëm aq. Këta kriminelë ( Rama e Veliaj) do marrin me çdo çmim ndëshkimin që meritojnë e do i ndjekim kudo që të fshihen, edhe po të arratisen do i ndjekim si Mosadi kriminelët nazistë kudo për t’i marrë  për t’i marrë për zverku në cdo vend të Amerikës Latine e do i sjellim për veshësh këtu.

Do i nxjerrim para jush që të bëni ju drejtësi atë që Dumani nuk po e bën dot, e po tregon cdo ditë që po vjedh shpresën e të ardhmen tuaj duke treguar që po mbrohet me policinë e shtetit, një polici e korruptuar ku drejtuesit i ka duke u kujdesur për parcelat e hashashit për të blerë zgjedhjet.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco