VIDEO/ Teliti: Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gertin. Veliaj shpërdoron taksat, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq

11:33, 20/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gert Bogdanin.

Teliti në fjalën e tij u shpreh se Veliaj dhe drejtorët e tij i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiransi dhe shqiptari, kanë shpallur një betejë me kokën e tyre, por kokën e tyre do të hanë.

"Do doja të thoja dy fjalë për një mikun tonë, një djalë Tirane, një fëmijë i dy prindërve të shkëlqyeshëm, një student i shkëlqyer, një qytetar dhe babi i dy fëmijëve ku fatkeqësisht u nda nga jeta, për mikun tonë Gerti Bogdani.

Ai ishte kreu u një prej njësive bashkiake të Tiranës dhe dy herë deputet ku e kreu me përgjegjësi të plotë detyrën e tij. Prandaj duhet të mbajmë 1 minutë heshtje për mikun tonë.

Ky qytet do të duhet të gumëzhinte nga njerëzit që të kryenin punën e tyre, por kjo është e pa,mundur si paosjë e trafikut të tmerrshëm, ku varfëria është ulur këmbëkryq.

Paratë i kemi paguar një më një por janë vjedhur nga Veliaj dhe drejtorët e tij, nga një incenerator që nuk ekziston ku ka marrë 130 milionë euro.

Janë vjedhur paratë  çerdheve dhe kopshteve, pasi qeverisja vendore e Veliajt në vitin e 9 të tij u tha qytetarëve që ti do të jesh pa kopshte, me shkolla me dy turne, me trafik të rënduar pasi ne na duhen paratë ti vjedhim dhe grabisim.

Këta  i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiransi dhe shqiptari, kanë shpallur një betejë me kokën e tyre, por kokën e tyre do të hanë. Kolegët e Veliajt në drejtësi nuk shohin inceneratorin, tenderat pa garë dhe shpërdoret çdo ditë 1 milion euro buxhet të bashkisë së Tiranës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco