Nga qelia në Kuvend/ Vokshi ‘gozhdon’ Rrjepajn, ish-zv/ministri: S'kam dijeni...

Nga qelia në Kuvend/ Vokshi ‘gozhdon’ Rrjepajn, ish-zv/ministri: S'kam dijeni...

11:17, 20/09/2024
A+ Aa A-

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zv/ministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrinte shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.

Rrjepaj tha se nuk ishte në dijeni të kësaj memoje.

Në një memo të datës 26 qershor 2014, që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj, pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbajtjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

Vokshi: Pse nuk filloi puna? Jeni në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu në shkurt 2014, si ish-drejtoreshë i është drejtuar Beqajt me një shkresë ku ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, fotot përkatëse, ku në bazë të asaj çka duket, unë besoj që ju jeni në dijeni, janë ambiente moderne të pajisura me aparatura, sikurse edhe ju e përcaktoni në memon tuaj, me teknologji avangardë. I ka kërkuar Beqajt, pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit. Dhe ju thoni në memo që janë mjaftueshëm për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Në memo, Manastirliu bën edhe shpjegimin e skemës së gjithë procesit, e mbyll duke përshkuar jo vetëm sterilizimin, por edhe të transporti të produkteve që sterilizoheshin, deri në momentin futjes të kontejnerëve që më tej do asgjësoheshin. Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej, që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do përballonte të gjitha nevojat e gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte i mjaftueshëm për të përballuar 60 mijë operacione.

Po në memo ka skemën e transportit dhe ka bërë një përllogaritje të kostove për lëndë djegëse, për kaldajën, lavanderinë, kosto për transportin dhe mirëmbajtjen e aparaturave që është në vlerën 5.7 milionë lekë. I ka kërkuar ministrisë ndihmë me trajnimin e stafit.

Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo, ku shqetësimi është shumë i lartë?

Rrjepaj: Jo, s’jam në dijeni.

Vokshi: Ju s’keni parë përgjigje?

Rrjepaj: S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese. Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, nuk më ka ardhur mua.

Vokshi: Memo juaj që ka edhe një shënim te ish-ministrit Beqaj, ‘dakord, të vijojmë me procedurat e tjera’. Kjo memo është hartuar pa parë memon e Manastirliut? Se ju i jeni referuar shifrave të Manastirliut.

Rrjepaj: Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokument të ndara që janë bashkuar në një.

Vokshi: Ministri nuk i përgatit vetë shkresat, ia bën stafi. I duhej kthyer një përgjigje, pse duhej vënë në punë, pse s’duhej vënë.

Rrjepaj: Nuk më ka ardhur kjo memo.

DESHMIA LIVE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco