Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

SPAK dha lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon sot për sterilizimin në Komisionin Hetimor!

SPAK dha lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon sot për sterilizimin në Komisionin Hetimor!

09:28, 20/09/2024
A+ Aa A-

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë lejen që Rrepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe paraqitet fizikisht në komisionin në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit në Kuvend. Ai do të shoqërohet nga forcat e policisë.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët. Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up. Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco