Si do zgjidhet kryeministri nëse fiton PD?/ Berisha: I ftoj të gjithë që duan të më sfidojnë!

Si do zgjidhet kryeministri nëse fiton PD?/ Berisha: I ftoj të gjithë që duan të më sfidojnë!

22:40, 19/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha thotë se fitorja e PD  dhe e koalicionit opozitar do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm.

Në intervistën për Opinion, kryedemokrati u shpreh se, fitorja e zgjedhjeve nga opozita do të shoqërohet me një referendum, ku do të jetë vota e qytetarëve që do të zgjedhin dhe kryeministrin e ardhshëm.

Berisha u shpreh gjithashtu se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.

Berisha: Unë e kam sqaruar dhe po e përsërisë: Fitorja e Partisë Demokratike dhe e koalicionit do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm. Pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, përsëri ai gjykon që të pyeten shqiptarët. Do të ftoj unë cilindo që dëshiron të sfidoj Sali Berishën në votën e qytetarëve për kryeministër. Kjo është një risi moderne për funksionimin e një opozite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco