Asnjë grua drejtuese qarku/ Berisha zbulon arsyen: Bandat, hanxharët e krimit me të cilët Rama...

Asnjë grua drejtuese qarku/ Berisha zbulon arsyen: Bandat, hanxharët e krimit me të cilët Rama...

22:27, 19/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse u vendosën vetëm burra në postin e drejtuesve politik të qarqeve.

Në emisionin ‘Opinion’, Berisha theksoi se ky është një defekt serioz i diktuar nga një realitet dramatik shqiptar, bandat bëjnë ligjin, bandat vendosin me vrasësit seria me urdhër të Edi Ramës kudo.

Sipas tij, PD vendosi vetëm burra  pasi është gjykuar që të jenë ata që do të ‘përplasen me të këtë realitet’.

Berisha: Është një defekt serioz i diktuar nga një realitet dramatik shqiptar, bandat bëjnë ligjin, bandat vendosin me vrasësit seria me urdhër të Edi Ramës kudo. Në këtë kontekst, ndoshta llogaritë nuk janë mirë, por është gjykuar të jenë burra të cilët do përballen me realitetin dhe garantoj gratë dhe vajzat se ato do kenë të gjithë vendin që meritojnë në parlamentin e ardhshëm dhe qeverinë e ardhshme të PD. Rezultati që diktohet nga bandat është rezultat që nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Bandat janë hanxharët e krimit me të cilët Edi Rama ekzekuton fletët e votimit para se të futen në kuti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco