PD koalicion me Metën në zgjedhjet 2025? Ja si përgjigjet Berisha

PD koalicion me Metën në zgjedhjet 2025? Ja si përgjigjet Berisha

22:15, 19/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi se në zgjedhjet e ardhshme opozita do garojë në koalicion.

Në një intervistë për 'Opinion', Berisha i cilësoi mjaft të mira raportete me kreun e PL-së, Ilir Beta dhe theksoi se bashkëpunimi në zgjedhje do jetë i ngushtë, si mes dy aleatëve, një koalicioni që ecën drejt fitores. 

Intervista në studio: 

Pyetje: Çfarë raporti keni me zotin Ilir Meta dhe cili do jetë bashkëpunimi juaj në zgjedhje?

Berisha: Me zotin Meta unë kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do jetë i ngushtë, si mes dy aleatëve, një koalicioni që ecën drejt fitores.

Referuar listës së PD në zgjedhje, ai theksoi se “nuk ka asnjë të paragjykuar nga ata që vendosin të luftojnë kundër Edi Ramës.”

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet lokale, PD e PL garuan bashkë ndaj rivalëve politikë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco