'I mori paratë, por i la në llogarinë e vajzës...'/ Abilekaj: Koment politik! Ku e di prokurori se kjo është e vërtetë?

'I mori paratë, por i la në llogarinë e vajzës...'/ Abilekaj: Koment politik! Ku e di prokurori se kjo është e vërtetë?

22:10, 19/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Enton Abilekaj ka folur për hetimet politike të SPAK dhe manipulimet në dosjen ‘Partizani’.

Abilekaj u shpreh se pas leximit të dosjes ‘Partizani’, ajo çfarë vihet re janë komentet politike, dhe prokurorit nuk i lejohet kjo gjë, pasi ka dalë në konkluzione pa pyetur askënd.

Këtu folën dy juristë dhe një ekspert, nuk dua të merrem me dosjen, por është një fjali, e cila të bën të pyesësh kush është autori i aktpadisë, dhe fjalia është e tillë...Për të ruajtur imazhin e politikanit të pakorruptuar, ai nuk i mori paratë, por i la në llogarinë e vajzës dhe dhëndrit.

Tani, ku e din prokurori se kjo është e vërtetë? Ky është koment politik, për ta bërë krimin intelektual, por mund të jetë dhe për arsye të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco