Gjokutaj: Prokurorja e çështjes më tha se ‘korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin’

Gjokutaj: Prokurorja e çështjes më tha se ‘korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin’

22:10, 19/09/2024
A+ Aa A-

Avokati i liderit të opozitës, Genc Gjokutaj bëri deklaratën e papritur në ‘Çim Peka Liveë’ për prokuroren e dosjes ‘Partizani’, Enkeleda Millonai .

Në seancën për çështjen, avokati Gjokutaj tha se vetë prokurorja Millonai i ka thënë se ‘korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin’.

Sipas Gjokutajt, hetimet në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, janë mbyllur, pasi është bërë marrëveshje mes SPAK dhe GJKKO, me gjyqtyaren Irena Gjoka.

Kanjë një vit që tallen, të gjitha ato që kanë shkruar janë që shpifje, nuk kanë asnjë provë. Nuk na japin asnjë provë kur shkojmë atje.

Duhet një përkthyes shqip-shqip, është një metodë që fut…që të lodhen. Që të dekriptosh atë që kanë shkruar këta me të vrtëtetën, ata kanë gënjyer. Do nisë gjyqi, do të dëgjoni çudira. E kanë mbyllur GJKKO me SPAK, janë me marrëveshje! Nuk e kërkon Irena, s’kërkon dirigjenca, se janë me marrëveshje. Është proces tipik, atentat.

Prokuroja e dosjes, Millonai më ka thënë në seancë se: Korupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin. Ma tha në sallë prokurorja Millonai..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco