Të akuzuar për korrupsion pasiv/ Avoktati: Mirë Berisha ka qenë funksionar i lartë po dhëndri i tij ku hyn?

21:49, 19/09/2024
A+ Aa A-

Avokati Saimir Vishaj thotë se dhëndri i kryetarit të PD, nuk ka lidhje me akuzën dhe lidhjen e bashkëpunimit që i kanë bërë pasi nuk ka një rol si funksionarë i lartë.

I ftuar në emision “ÇIM PEKA LIVE” ishte avokati Saimir Vishaj, ku foli mbi Dosjen “Partizani”,  ku u shpreh se dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, nuk ka lidhje me akuzën që i është bërë, si pasojë e mos të paturit një pozicioni në kryeministri apo drejtori.

Ai u shpreh se, që në momentin që Malltezi nuk është pjesë e kryeministrisë, kjo çështje është e mbyllur.

 

Deklarata:

“Unë e shoh në këndvështrim tjetër.

Unë do ngrija dy momente: të që`nit deputet nuk është personi fizik, është garancia që të sjell mandati dhe garancia kushtetuese të ndalon kontrrollin personal dhe jo fillim e procedimit penal dhe marrjen e masave shtrënguese ndaj personit pa e dëgjuar më parë.

Në policinë gjyqësore, do të thotë që duhet të marësh miratim nga BKR dhe të dëgjohet personi që është subjekt i SPAK.

Në rastin konkret është dëgjuar vetëm për arrestin e shtëpisë, duke e shkëputur nga detyrimi për tu paraqitur që është masë shtrënguese.

E dyta korrupsioni pasiv dhe neni 260 flet për funksionarë e lartë, mirë Berisha ka qenë funksionar i lartë po dhëndri i tij ku hyn, se i kanë lidhur bashkëpunim.

Të dy për korrupsion pasiv, është dispozitë që flet për korrupsionin e personave të zgjhedhur ose që kanë pasur funksione.

Nëse dhendri ka patur ndonjë funksion në kryeministri, është funksionar i lartë apo punon në ndonjë drejtori, por në rastin konkret të konsiderosh dhëndrin bashkëpunues si funksionarë i lartë zgjedhor, që këtu ka mbaruar si çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco