Dosja ‘Partizani’/ Gjokutaj: Kur firmos Rama fajin e ka Berisha, kur firmos Berisha e ka prapë Berisha

21:35, 19/09/2024
A+ Aa A-

Avokati i liderit demokrat, Sali Berisha, Genc Gjokutaj thotë se në dosjen voluminoze të SPAK për hetimet mbi Klubin Partizani nuk ka asnjë firmë, bisedë apo telefonatë të Berishës.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Gjokutaj tha se firmën për zhvillimin e pronës së ‘Partizanit’ e ka dhënë Rama në kohën kur ka qenë kryetar Bashkie i Tiranës, por që për këtë sërish akuzojnë dhe bëjnë fajtor Berishën, ndërsa prokurorët e dosjes kanë frikë të thërrasin Ramën për dëshmi.

Sipas Gjokutajt, SPAK mendon se duke mbyllur këtë çështje është e mbaruar kjo dosje, por sipas tij, ata nuk e kuptojnë se aty nis problemi i tyre.

Ata e kauzojën Berishën bashkë me dhëndrin dhe e akuzojnë për korrupsion pasiv, Bektashi për korrupsion aktiv. Se si do e zgjidhin këtë quiz do ta shohim. Të inkriminosh vendimarrjen…

Bektashi, Xhimi Begeja dhe Malltezi janë pronarë toke dhe kanë zhvilluar pronën e tyre, firmën e ka hedhur Rama. Ata s’e përmedin emrin e Ramës, kanë frikë t'ia përmendin emrin, nuk thërrasin dëshmitarë për procedurën që kanë ndjekur për firmosjen.

Ka nisur që më ‘96 dhe ndryshimi i legjislacionit është bërë më 2006. Kanë hyrë dhe kanë hetuar pronarët e tokës se s’i kanë zhvilluar pronën.

Të gjitha janë të dokumentuara përmes bankës, ne s’kemi ende dokumentacionin në 4 muajt e fundit. Se kanë bërë dirigjincën, ndërsa sot po ecin me 300/h dhe po merren me personat juridike dhe ne jemi në padijeni të kësaj pjese të hetimit.

Duke mbyllur këtë çështje ata thonë se ka mbaruar kjo punë, nuk e kuptojnë ata se aty fillon halli i tyre…

Provat janë vendime qeverie…asnjë firmë e Berishës. Domethënë kur firmos Rama fajin e ka Berisha, kur firmos Berisha e ka prap fajin Berisha.

Rama këtë e ka bërë, për  t’ia dhënë X ndërtuesi që ta zhvillonte pronën, ndërsa prona ka pasur pronar. Vetëm po të jetë marrë vesh Berisha me Ramën…KRRTSH, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ajo s’kishte kompetencë të ndryshonte vendimet e KRRT  së Ramës.

Kanë firmosur dhjetëra drejtorë, asnjë s’është thirrur e ndjekur penalisht. S’ka një dëshmi të vetme, s’ka një firmë të Berishës, as telefonatë, as bisedë, asgjë nga fillimi në fund, përveç afatit kohor korrik-nëntor 2006.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco