Shehaj: Ku e dinte Berisha në korrik 2006, që Rama do bënte ndryshimin e destinacionit në nëntor?

21:34, 19/09/2024
A+ Aa A-

E ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur për hetimet politike të SPAK dhe manipulimet në dosjen ‘Partizani’.

Në dosjen e hetimit të manipuluar të SPAK, thuhet se Berisha i ka bërë në korrik të 2006 ndryshimet, Rama i ka firmosur në nëntor dhe nëse ish-kryeministri kur ka bërë ndryshimin ligjor, ai ndryshimi nëse nuk e bënte ndryshimin Edi Rama nuk kishte impakt.

‘Berisha i ka bërë në korrik të 2006 ndryshimet, Rama i ka firmosur në nëntor, tani do shtinte fall Berisha që Rama do e ndryshonte destinacionin? Ai kur ka bërë ndryshimin ligjor, ai ndryshimi nëse nuk e bënte ndryshimin Edi Rama nuk kishte impakt. Ky është thelbi i çështjes. Ku e dinte Berisha 5 muaj para në korrik që Rama do bënte ndryshimin e destinacionit të saj?’, u shpreh Shehaj.

Intervista në studio:

Shehaj: Ndryshimi ligjor që pretendohet që ka bërë zoti Berisha është para apo pas vendimit të Edi Ramës? Akuzohet Berisha se ka bërë një ndryshim ligjor...Nëse Rama ngrihet një ditë dhe vendos të ndryshojë destinacionin të themi të shtunën nga e dinte Berisha që e ka bërë ndryshim ligjor të mërkurën. I bie që duhet të pyetjej Edi Rama nëse ka pasur ushtrim ndikimi apo korrupsion sepse i bie që Berisha ka korruptuar edhe Edi Ramën.

Berisha i ka bërë në korrik të 2006 ndryshimet, Rama i ka firmosur në nëntor, tani do shtinte fall Berisha që Rama do e ndryshonte destinacionin? Ai kur ka bërë ndryshimin ligjor, ai ndryshimi nëse nuk e bënte ndryshimin Edi Rama nuk kishte impakt. Ky është thelbi i çështjes. Ku e dinte Berisha 5 muaj para në korrik që Rama do bënte ndryshimin e destinacionit të saj?

Nëse Fatmir Bektashi paska korruptuar Sali Berishën në korrik 2006, me një ndryshim ligjor i cili nuk do kishte asnjë pasojë, si ja mbushi mendjen Edi Ramës pastaj Bektashi?

Kjo i bie që Fatmiri paska shkuar te Sali Berisha e korruptoi dhe i bëri ndryshimin ligjor dhe 5 muaj më pas që ky ndryshim ligjor të kishte efekt për këta njerëz të përfitonin pronën e tyre duhet të firmoste Edi Rama. Ore zoti Fatmir si ja more firmën Edi Ramës? Meqë se bën SPAK ta dimë nga Fatmiri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco