Zhulali: Sot Rama shkoi në Bruksel, nën jehonën e Der Spiegel! Roli i vëzhguesit në BE, manipulim

19:59, 19/09/2024
A+ Aa A-

Në intervistën e ditës, në edicionit informativ të lajmeve të orës 19:30, e ftuar Këshilltarja për Integrimin Evropian, Ilda Zhulali për të folur rreth procesit të integrimit të vendit në BE.

Ajo u shpreh se, mekanizmi këshillimorë i kryeministrit nuk do të thotë asgjë për vendin dhe se synimi jonë nuk është të shkojmë në BE si një vend vëzhgues.

Zhulali u shpreh se, Rama ju drejtua BE me projekte të cilat janë të bazuara mbi para të cilat vijnë nga krimi.

"Prej 10 vitesh premtohet të hapen negociatat për nëBE, por akoma nuk janë hapur"- u shpreh Zhulali

Deklarata:

Deklarata  që bëri Edi Rama, për të ngritur një mekanizëm këshillimor me një mekanizëm këshillimor nuk do të thotë asgjë për Shqiptarët.

Ky mekanizëm në vetvete bashkëpunon me organizatat civile që ekzistojnë në Shqipëri që janë të përfshira në procesin e antarsimit në BE.

Pra ato që ekzistojnë në vend ose ato që lejon zoti Rama të marin frymë.

Për të marë rolin e vëzhguesit në Parlamentin Evropian është një manipulim nga Edi Rama.

Ne nuk synojmë të shkojmë në BE si vëzhgues.

Antarsimi ynë do të thotë që ne të transformohemi si vend.

Si do të transformohemi, në thelb BE ka 3 element kyc, demokracia dhe funksionimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe ekonomia e tregut.

Sot Rama shkoj në Bruksel, nën jehonën e Der Spiegel që bënte një skanim të funksionimit të narkoshtetit në Shqipëri, ku Der Spiegel, thoshte se ka të burgosur kryetarin e opozitës në një burg politik, ai për ekonominë e tregut thoshte se ekonomia Shqiptare është e bazuar mbi projektin politik të zotit Rama, që bazohet mbi paranë që vjen nga narkotrafiku.

Kjo është jehona me të cilën shkon zoti Rama në Bruksel.

Nga ana tjetër zoti Rama ka shkuar në Bruksel dhe nuk ka hapur akoma negociatat.

Ka 10 vite që na thuhet se do të hapen negociatat dhe faj për këtë është i kësaj qeverisje që nuk k a bërë hapa përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco