‘Çmenduria e gazetarëve’/ Koka: Dosja Partizani, kallëzim i rremë i Ballës! Burgu i Berishës, krim ndaj njerëzimit

18:48, 19/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka theksuar se dosja ‘Partizani’ e dorëzuar në SPAK nga funksionari i PS, Taulant Balla, është një kallëzim i rremë.

‘Zoti Berisha me shumë gjasë, në një gjykatë më të parën që do ketë një fije integriteti, sa të lexojë 6 faqet e para të asaj dosje, menjëherë ajo dosje do bjerë sepse që në fillim ajo dosje është ngritur mbi një kallëzim të rremë të asaj që është bërë nga Taulant Balla në atë që thoshte se prona e marrë nga Jamarbër Malltezi ka qënë e shpronësuar dikur’, u shpreh Koka.

Gjithashtu Koka ka zbërthyer edhe porositë e gazetarëve afër pushtetit, të cilët arrijnë në çmenduri kur thonë se ‘nuk ka një dokument që thotë se ish-klubi Partizani nuk është shtetëzuar nga regjimi komunist.

Ndërkohë, sipas gazetarit Koka, ‘Sali Berisha në këto 30 vite është i vetmi njeri që po bën burgun pa u dënuar’.

‘Është burg dhe në raport me zotin Berisha dhe moshën e tij kjo është krim ndaj njerëzimit. Është jo humane ta mbash një burrë 79-vjeçar për 8 muaj të izoluar në banesën e tij. Sikur në burg ta kishin çuar do ishte më humane sepse burgu e ka hapsirën 800 herë më të madhe se sa e ka banesa ku është syrgjynosur zoti Berisha’, u shpreh Koka.

Koka: Këtu ka vetëm një të vërtetë të madhe që zoti Berisha me shumë gjasë, në një gjykatë më të parën që do ketë një fije integriteti, sa të lexojë 6 faqet e para të asaj dosje, menjëherë ajo dosje do bjerë sepse që në fillim ajo dosje është ngritur mbi një kallëzim të rremë të asaj që është bërë nga Taulant Balla në atë që thoshte se prona e marrë nga Jamarbër Malltezi ka qënë e shpronësuar dikur. Të gjithë e dinë se ‘Fusha e Aviacionit’ nuk është ish-kompleksi Partizani, janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe koha e verifikimi i vetë institucionit që kjo tokë nuk ishte shpronësuar por e vetmja gjë që i ka ndodhur ishte shtetëzimi nga regjimi komunist dhe luhet edhe me këtë që nuk ka një dokument që e ka shtetëzuar regjimi komunist ku ndërkohë aty ka qënë një ndërtesë që ishte në funksion të Ministrisë së Mbrojtjes. Çmenduria e këtyre gazetarëve që thotë zoti Berisha arrin deri këtu sa thonë që nuk ka një dokument që thotë që nuk është shtetëzuar kjo tokë.

Tani çfarë ndodh me Sali Berishën.

Sali Berisha në këto 30 vite është i vetmi njeri që po bën burgun pa u dënuar. Është burg dhe në raport me zotin Berisha dhe moshën e tij kjo është krim ndaj njerëzimit. Është jo humane ta mbash një burrë 79-vjeçar për 8 muaj të izoluar në banesën e tij. Sikur në burg ta kishin çuar do ishte më humane sepse burgu e ka hapsirën 800 herë më të madhe se sa e ka banesa ku është syrgjynosur zoti Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco