Dosja ‘Partizani’/ Saraçi: Media dhe gazetarë u bënë masha të politikës dhe SPAK, s’raportuan prova ndaj Berishës!

18:23, 19/09/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi nga studio e Task Forcë me Sonila Meçon, është shprehur se disa media dhe gazetarë po bëhen masha të poltikës dhe SPAK-ut, lidhur me raportimet që kanë bërë për dosjen ‘Partizani’.

Sipas Saraçit, ka pasur një koordinim mediatik dhe politik për ta raportuar dosjen në media, përpara se  liderit të opozitës, Sali Berisha t’i komunikohej akuza.

Për kryeredaktorin e Syri Tv, Romir Saraçi, asnjë nga mediat nuk ka nxjerrë asnjë provë e fakt për Berishën, edhe pse dispononin dosjen voluminoze prej 500 faqesh të prokurorëve të Posaçëm.

Një ditë para akuzës dhe pa iu komunikuar akuza Sali Berishës, disa media dolën me titull. I paraparinë asaj që dolën më pas, të një dosje me 500 faqe pa prova e fakte. Një koordinim mediatik por edhe politik.

Gazetarët s’duhet të bien pre e lojërave politike. Shumë nga gjërat janë të sajuara, por ka dhe fakte e prova që ampifikohen qëllimisht. Luhen me elementet e pasurisë, SPAK kur i gjen këto 2-3 shtëpitë, pse nuk na thotë që janë produkt i korrupsionit dhe nuk guxon ta thotë?! Se janë pasuri të blera me transparencë dhe me burime të ligjshme.

Gazetarët duhet të bëjnë një kronologji të ngjarjes, mos ka pasur interesa politike? Asnjë jurist s’e mbron mënyrën se si u arrestua Berisha, apo show që u bë me ndalimin e Malltezit në aeroport.

Disa media e gazetarë po bëhen masha të politikës dhe SPAK-ut. Asnjë nga mediat s’kanë nxjerrë asnjë provë dhe fakt për Berishën.

SPAK është me: Ne dyshojmë se… çfarë mentaliteti është ky? As sigurimi i shtetit si ka bërë këto banalitete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco