‘Punë e detyruar për studentët e mjekësisë’/ Në mungesë të opozitës, mazhoranca në rresht voton projektligjin

‘Punë e detyruar për studentët e mjekësisë’/ Në mungesë të opozitës, mazhoranca në rresht voton projektligjin

17:55, 19/09/2024
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 vota ‘pro’, 0 ‘kundër’, dhe 1 ‘abstenim’, projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e përgjithshëm’, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Argumenti i Kushtetueses se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Në këtë seancë parlamentare opozita nuk mori pjesë për shkak se PD ka shpallur sot ditë zie në ndër të ish deputetit të PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në nisje të seancës, të gjithë deputetet e parlamentit ishin të pranishëm, duke mbajtur një minutë heshtje. Më pas opozita u largua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco